Rithemelimi përsërit sërish skenarin e javës së kaluar në Kuvend. Deputetët e Sali Berishës kanë marrë karriget dhe i kanë bërë pirg para Foltores së Kuvendit.
Por kësaj radhe, Rithemelimi nuk ka marrë karriget e socialistëve, por ato të opozitës.
Punonjësit e gardës janë në sallën e Kuvendit në gatishmëri duke mbrojtur rreshtin ku ulen ministrat.
Ndërkohë ka qenë vetë Berisha që ka transmetuar pamjet LIVE teksa ka mbajtur edhe fjalim për fansat në Facebook.
Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bllokon ngritjen e komisioneve hetimore.