• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE! Rama replika me Tabakun: Më keni cilësuar si kreun e një organizate kriminale, qëndrimi im këtu ‘heroikisht i sjellshëm’

by A R
23/02/2022 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama iu drejtua kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku duke thënë se sjellja e tij në Komision është “heroikisht i sjellshëm”, duke marrë parasysh sipas tij që është akuzuar nga opozita si kreu i një organizate kriminale.

Edi Rama: Që t’ju sqaroj se çfarë bën kryeministri, kryeministri zgjidhet për të udhëhequr dhe të udhëheqësh do të thotë çfarë dhe pse? Çfarë do bëjmë? Ku do shkojmë dhe pse do e bëjmë këtë gjë? Dhe pastaj si do e bëjmë këtë gjë? Ka një makinë të tërë shtetërore që është aty për të bërë punën e vet. Kjo makinë shtetërore sikundër ka dalë këtyre ditëve ka bërë detyrën e vet, kjo është ajo që mund të them dhe nuk kam asnjë arsye në botë të vë presje apo pikëpresjeve të gjitha pikave që janë vënë këtu nga të gjithë dëshmitarët paraardhëse. Nuk refuzoj t’i përgjigjem asnjë pyetje, por duhet të më bëni pyetje që lidhen me rolin tim si kryeministër, sepse unë dua të dëshmoj si kryeministër. Nëse doni që të hyjmë në debat bashkë… Mos interferoni vokalisht me dëshminë time. Mos interferoni. Mos më ndërhyni, thjesht mos interferoni vokalisht me mua. Që t’ju shpjegoj si funksionon, sepse unë nuk jam këtu për të plotësuar nevojën e zonjës Tabaku.

Jorida Tabaku:  Qytetarët e kanë të qartë mbledhjen e qeverisë…

Edi Rama: Unë mendoj se jo të gjithë qytetarët e kanë të qartë se kur isha qytetar nuk e dija. Nga pyetja juaj nuk ju vë faj që nuk e dini si funksionin mbledhja e qeverisë. Kur merret vendimi është akti i kurorëzimit të akteve ligjore dhe nënligjore që  fillon nga sektori bazë që është në nevojë nga akti në fjalë me sektorë të tjerë. Kalon ato filtra dhe vjen tek unë. Kryeministri është shumë thjeshtë, ku do shkojmë, çfarë do bëjmë, pse do e bëjmë. Si do e bëjmë është e gjithë makineria. Kanë të gjithë detyrat e veta. Ndryshe nga ju, mua më rezulton se këtu është zbardhur në mënyrë shembullore e gjithë rruga e vendimmarrjes nga pikëpamja e akteve ligjore. Nga pikëpamja e atyre përgjegjësive individuale para ligjit, për të cilat organi i hetimit identifikon shkelje është diçka që i takon secilit. Nuk është pjesë vendimmarrëse e qeverisë. Pushteti është i keq shumë… Pushteti tundon të madh e të vogël siç thotë një fjalë, mishi është i dobët.

Jorida Tabaku: Po ju drejtohem me respekt!

Edi Rama: Faleminderit për respektin.

Jorida Tabaku: Fokusohemi tek mbledhja e qeverisë e datës 17 Dhjetor.

Edi Rama: Më keni cilësuar si kreun e një organizate kriminale qëndrimi im këtu është heroikisht i sjellshëm. Unë i përgjigjem pyetjeve zonja Tabaku një për një. Por kur më pyesni ju a e mban mend datën filan, mbledhje, sikur është mbajtur vendimi për të sulmuar kushedi se kë, pse duhet ta mbaj mend. A e mban mend mbledhjen e qeverisë sikur u mblodhët aty për ndonjë aferë. Jo zonjë nuk e mbaj mend. Zonjë nuk mbaj mend mbledhje qeverie. Mua mos më cito sipas qejfit. Jam i gjallë këtu përballë jush. Mos më cito sipas qejfit!

Jorida Tabaku: Me qetësi.

Edi Rama: Unë thashë që a e mban mend një mbledhje qeverie është pa sens. Mos ofendo inteligjencën time se e kam problem të madh. Zonjë, nuk jam nervoz. Kam problem me ofendimin e inteligjencës. E kam shumë problem. Po të them zonjë mos më cito mua gabim se këtu jeni ju që po bëni propagandë. Thashë që pyetja a e mbani mend këtë mbledhje qeverie nuk mban sens. Nuk mbaj mend asnjë mbledhje qeverie, jo se dua t’i shmangem vendimeve… Mbaj mend një mbledhje qeverie kur kam vënë foton e Ismail Qemalit edhe hoqëm atje…

/a.r

Next Post
Jemi të gjithë “politikanë”…

Jemi të gjithë “politikanë”...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In