• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Në Vlorë na dolën pronarë në det, një shembull pse duhet Vettingu është Lungomare

by Java News
24/02/2017 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama po jep një intervistë Live në një televizion të qytetit të Vlorës, teksa në lidhje me lungomaren ka thënë se projekti është shembulli se përse Vettingu duhet kryer njëherë e më parë.

“Lungomare është një punë e madhe nga ana financiare, një punë e madhe nga ana teknike, ju kujtohet besoj që dikur kapërcenim kanalet e ujërave të zeza në rërë. Na është dashur të përballemi edhe me gjëra të hatashme. Unë notin e kam mësuar në atë zonë dhe unë aty kam parë det, por sot na dolën pronarë. Nëse njerëzit duan një shembull se përse duhet bërë vettingu, është lungomarja.”-tha Rama.

Rruga e Lumit/ Rama: Ka filluar loti i parë, do të ketë dhe 3 lote të tjera. Do të shpëtojë gjithë zonën e Selenicës. Përmabn po ashtu jo vetëm trasenë e re të rrugës me të gjtiuha parametrat turistike dhe do të krijojë një askes të dytë për të shkuar drejt Jonit. Projekti ka dhe rehabilitim të fshatrave të zonës. Jemi besimplotë se në harkun e 3 vjetëve do të jetë tërëëisht i përfunduar, derisa në 2019 do të jetë plotësisht i kalueshëm. Në 2020 do të jetë kryer i gjithë projekti së bashku me rehabilitimin e fshatrave.

Universiteti i Vlorës/ Rama:  Besoj që reforma në arsimin e lartë cel një epokë të re për universitetet tona, por mbi të gjitha për marrëdhëniet e universitet me tregun. Kam shumë besim,  nuk është cështje ditësh sigurisht, po ne jemi në kushtet kur po bëjmë reforma të thella, por shumë të vonuara. Për këtë arsye, ankthi kryesor i qytetarëve është nevoja për të bërë shtet. Por kurrë nuk është vonë. Ajo që ndodhi me gjeneratën e atyre që lindën me rënien e regjimit, shpresojmë që të mos u ndodhë me atë gjeneratë që ka lindur sot.

Investimet e fokusuara në qendrën e Vlorës, problemi demografik/ Rama: Vlora ka paguar shumë shtrenjt periudhën e tranzicionit. Ka paguar shumë shtrenjt mungesë e përgatitjes për nevojën për zhvillim. Ka ndodhur një zhvillim intensiv dhe jo domosdoshmërisht, një zhvillim të arsyeshëm. Ky zhvillim i pallateve përshembull, nuk është shoqëruar me investime në infrastrukturë. Përmbytjet në Vlorë kanë qenë një plagë e rëndë si rezultat i zhbalancimit të investimeve private në pallate, me leje e pa leje, dhe nga ana tjetër me investimet në infrastrukturë.

Vlora nuk është mbështetur nga qeveria qendrore në Tiranë, as nga Berisha e as nga qeveritë e majta. E para e ka konsideruar një territor armik, ndërsa e dyta e ka quajtur si një vend që e ka në xhep. Ndërkohë që Vlora në fakt është një aset kombëtar.

Ne kemi ende shumë për të bërë për Vlorës… por nga ana tjetër unë e mirëkuptoj padurimin e Vlorës, edhe pse e di që nga ana gjenetike, Vlonjatët janë të paduruar, nuk durojnë./java/a.k

Next Post
Të shtëna me armë në Tiranë, 3 persona hyjnë në lokal dhe qëllojnë një tjetër

Kërcënoi drejtoreshën e konviktit, procedohet adoleshenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In