• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Kuvend: Rindërtimi është prioritet, ndërsa “Antishpifja” një domosdoshmëri

by A R
18/12/2019 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke folur në Kuvend, Kryeministri Rama tha sot se rindërtimi pas tërmetit është prioritet, ndërsa “Antishpifja” një domosdoshmëri për të garantuar të drejtat e individit.

Rama shtoi se ky ligj është një mundësi për të reaguar ligjërisht ndaj cënimit publik të dinjitetit personal apo shantazhit për shkak të detyrës ose sipërmarrjes në treg.

Ai tha se kjo do të arrihet pa cënuar aspak lirinë e shprehjes dhe pluralizmin e burimeve të informimit.

Pjesë nga mesazhi i Ramës në Kuvend:

Unë nuk e di nëse dikush e kishte imagjinuar se qeveria shqiptare do të arrinte të bënte atë që bëri, në kushtet e një befasie të jashtëzakonshme, ku mijëra njerëz u gjendën në rrugë, pa strehë. Në Shqipëri ka pasur fatkeqësi natyrore shumë më të lehta dhe njerëzit janë kalbur rrugëve, nëpër çadra, janë harruar dhe faktikisht u është dashur një kohë e tejgjatë për të rimarrë veten.

Në më pak se 10 ditë mbi 13 mijë persona janë akomoduar. 4132 njerëz të kategorive të ndryshme sociale janë akomoduar në hotele, që për standardet e Shqipërisë janë hotele luksi, me të gjitha shërbimet si të ishin turistët gjermanë apo norvegjezë të ardhur këtu dhe me të gjithë përkujdesjen shëndetësore.

Janë akomoduar në shtëpi të reja të gjithë familjarët e viktimave. Si asnjëherë më parë të gjitha forcat janë bashkë në një tryezë, të gjithë aktorët e nevojshëm për të çuar përpara një proces rindërtimi, prej ku të dalim më të fortë, duke bërë transparentë të gjitha burimet. Shumë shpejt do të fillojnë të shihen filizat e parë të procesit të rindërtimit, dallimi i madh mes të djeshmes dhe të ardhmes për të gjitha këto familje, shumë shpejt do shihet transformimi tërësor urban dhe social, që nga plaga e krijuar në Thumanë deri te shtëpia më e largët e familjes që është në rrezen e përcaktuar nga kufijtë e gjendjes së jashtëzakonshme.

Me një grup arkitektësh të huaj dhe shqiptarë do të vijojë puna intesivisht për të garantuar që zonat e reja, ku do ndërtohet, të jenë shembuj transformues. Thumana e nesërme nuk do të ngjajë në asgjë me Thumanën e para 26 nëntorit dhe banorët e Thumanës nga banorët e një zone të degraduar nga pikëpamja urbane. Do jetë një shembull që do të rrezatojë fuqinë e vizionit. Do jemi këtu në 2020 kur do t’i shihni të verifikuara.

Next Post
Meta: Me popullin do mbroj Kushtetutën sido që të vijë puna

Meta: Me popullin do mbroj Kushtetutën sido që të vijë puna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

April 12, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In