Kryeministri Edi Rama është zhvendosur në Kolonjë, ku ka prezantuar përpara qytetarëve kandidatin për Bashkinë, Erion Isai.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë deklaroi se ky është një moment i rëndësishëm për Kolonjën dhe për Shqipërinë.
“PD-ja është me keq se ç’ka qenë. Ka keq, por ka edhe më keq. Këto zgjedhje janë të çuditshme në një kuptim sepse nuk janë kundërshtarët kryesor. Nuk janë gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte Shqipërisë, para se të marrë vendimin për çeljen e negociatave. Atyre ua ka fajin mendja e tyre”, tha Rama.
g.kosovari