• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvend, Rama kujton protestën e Bashës me vajzën e vogël: LSI, opozitare sezonale

by Java News
11/09/2017 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nga foltorja e Kuvendit programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Seanca maratonë e nisur në orën 10:10, ka filluar me debate nga deputetët demokratë.

Në fjalën e tij kryeministri deklaroi se objektiv i tij do të jetë; Rritja ekonomike, zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe Integrimi në BE.

Fjalimin e parë para legjislaturës së re, Rama e ka nisur duke shprehur mbështetjen për kryetarin e ri të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Asnjëherë s’kam qenë më i sigurt se votimi i dy ditëve më parë i një individi do të sjellë përfitim publik. Jam i bindur se ju nuk do të toleroni në asnjë çast mazhorancën dhe do respektoni barazinë”, ka deklaruar Rama. 

Duke ftuar opozitën për bashkëpunim, Rama ka nënvizuar se dy palët kanë më shumë gjëra që i bashkojnë sesa i ndajnë.

“Ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa na ndajnë. Reputacioni i Shqipërisë në botë është diçka që duhet të na bashkojë. Në asnjë vend një grup politik nuk merr rrugët e botës për të dëmtuar reputacionin e vendit të tij. Të ndërmarrim një nismë të përbashkët, një tryezë të hapur për çështjet që duhet të na bashkojnë e që në peshën e tyre janë paketa e detyrimeve madhore”, ka pohuar Rama, i cili më tej ka prekur edhe çështjen e bashkimit të kombit shqiptar.

Rama pranoi se presioni i opozitës për kanabisin dhe dekriminalizimin ishte një shkundje për qeverinë, por kërkoi që më parë problemet të diskutohen në Shqipëri dhe jo në Bruksel duke kërkuar bashkëpunim.

Kryeministri premtoi se qeveria e ardhshme do të punojë për kultivimin e dialogut me opozitën.

“Çfarë na pengon të hapim një dialog serioz për të mos vijuar edhe 4 vite në avazin e vjetër, për të mos i lënë këto probleme në rrjedhje të lirë për të gjetur zgjidhje në minutë n e fundit, pasi jemi bërë gazi i botës.

Askush nuk fiton nga diskretidimi i qeverisë shqiptare në botë. Në shumë vende kurrë konkurrentët nuk njollosin njëri-tjetrin.

Zgjedhjet nuk fitohen duke nxitur të huajt të deklarojnë sensacione të zymta për vendin që është i të gjithëve. Pushteti nuk merret duke shkuar në Bruksel të ndarë.

Dekriminalizimi dhe kanabisi, probleme reale, por u frynë. Opozita luajti një rol në shkundjen tonë ndaj këtyre problematikave” deklaroi ai.

Sa i përket marrëdhënieve me Greqinë fqinje, kryeministri Rama theksoi se “ne kërkojmë miqësi reciproke dhe respekt të ndërsjelltë, por nuk do të mbyllim sytë ndaj të vërtetave”.

Rama deklaroi se pret çeljen e negociatave vitin e ardhshëm dhe është e padrejtë të zvarritet duke nxjerr sebepe të reja

Rama ironizoi edhe LSI-në teksa i quajti deputetët e saj “opozitarë” sezonalë.

Një tjetër angazhim i tij, për të cilin ka ftuar edhe opozitën, ka qenë “të bëjmë realitet votimin e emigrantëve në zgjedhjet e vitit 2021”.

Më tej Rama ka uruar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për detyrën e re, ndërsa ka folur për rritjen e bashkëpunimit dhe për unifikimin institucional.

11:05 Ruçi therret mbledhjen e konferences se kryetareve

Seanca plenare është ndërprerë për 15 minuta, pasi kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka thirrur krerët e grupeve parlamentare të mblidhen në Konferencën e Kryetarëve. Kujtojmë se një gjë të tillë e kërkuan në nisje të seancës parlamentare, Edmond Spaho i PD, dhe Petrit Vasili i LSI.

11:03 – Rama: Në 2018 presim hapjen e negociatave, prioritet Vettingu
Çelja e negociatave vitin e ardhshëm është ajo që Shqipëria pret dhe është e padrejtë të zvarritet duke nxjerr sebepe të reja.  Megjithatë asgjë për hatërmbetje, dihet si funksionon BE, dhe ky proces gjithnjë i paparashikueshëm. Ne nuk na mbetet asgjë vemese të bëjmë sa më mirë atë që kemi në dorë. Reforma ne Drejtësi dhe Vettingu, fokusi i publikut të “peshqit e mëdhenj” është i kuptueshëm. Ne do të shtyjmë fort që opinioni të shohë veprimet konkrete. 

10:20- Rama ia ka dedikuar fillimin e fjalës së tij marrëdhënies Qeveri-Opozitë. Ai ka kërkuar një debat politik të moderuar duke theksuar se opozita nuk është një armike apo kundërshtare, por një konkurrente që lufton me ide.

“Kuturisjet individuale nuk do marrin më peng rendin e punës në këtë kuvend. Kuvendi nuk do të tolerohet nën drejtimin e Ruçit. Jemi të vetëdijshëm për barrën e lartë të këtij mandati të ri. Sot dhe 4 vjet me radhe do të jemi forca e shembullit, jo shembulli i forcës. Jemi të vetëdijshmëm për gabimet dhe defektet tona. Kemi kuptuar që e kemi pasur gabim kur menduam se durimi me opozitën nuk ia vlen. Nuk jemi as armiq as kundërshtare, ne jemi konkurentë që luftojme me ide dhe politika. Në një nga ditët e protestës së opozitës, Basha doli në protestë bashkë me vajzën e vogël. Nuk dua ta komentoj këtë episod por dua të them se në fund fare, qofshim në qetësi a konflikt, çdo gjë që ne bëjmë lidhet me fëmijët tanë. Dhe në këtë punën tonë, në çdo gjë që bëjmë keq, u bëjmë keq fëmijëve të të gjithë Shqipërisë” – tha Rama.

Rama ironizoi edhe LSI-në teksa i quajti deputetët e saj “opozitarë” sezonalë.

“Shqipëria po tregohet si etni krimi në Europë. Ju ftoj të gjithëve opozitarë tradicionalë dhe sezonalë, të bëhemi bashkë për imazhin e vendit” – tha Rama.

Kryeministri ka kërkuar që votimi i emigrantëve të bëhet realitet në zgjedhjet e vitit 2021 dhe ka kërkuar bashkëpunimin e palëve.

***

10:08 – Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë mbajtur një minutë heshtje për akademikun Farudin Hoxha.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha në fillim të fjalës së tij me rendin e ditës ku paralajmëroi se pasdite punimet do të vazhdojnë me diskutime rreth programit të qeverisë.

Ruçi lexoi dekretin e presidentit Ilir Meta për kryeministrin dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave.

Ruçi ftoi Ramën për prezantimin e programit politik ndërkohë që kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho, tentoi të marrë fjalën, veprim ky që shkaktoi edhe debatet e para.

Spaho ka kërkuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve pasi sipas tij, koha e debatit përcaktohet nga rregullorja. PD kërkon kështu që debatet të zhvillohen në vijim të prezantimit dhe jo pasdite.

Fjala e gjatë e Spahos nga vendi bëri ë Ruçi t’i përgjigjet me batutë. “Edhe sikur ta kishe marrë fjalën, do kishe mbaruar tani” – tha Ruçi.

***

09:13 – Pak para mbledhjes së Kuvendit, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë mbledhur grupet respektive.

Mësohet se mbledhja vjen për të përcaktuar qëndrimet gjatë seancës së sotme, kur kryeministri Rama pritet të prezantojë programin e Qeverisë.

Mbledhja e grupeve të dy partive opozitare zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa qëndrimi i tyre do të mesohët në Kuvend.

Një ditë më parë mediat zbardhën pjesë të programit qeverisës të kabinetit “Rama 2” për 4-vjeçarin e ardhshëm. /javanews/b.d

Next Post
Shuhet akademiku Farudin Hoxha, projektuesi i veprave energjetike

PROFIL/ Kush ishte Farudin Hoxha, "babai" i digave shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In