I gjithë ekipi që garoi për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit është mbledhur për të festuar në Pallatin e Brigadave fitoren e thellë. Kryesocialisti Edi Rama po mban një fjalim.
Rama ka paralajmëruar lëvizje në udhëheqjen e Partisë Socialiste dhe në qeveri.
“Kemi garantuar drejtësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin dhe kemi bërë histori me vendin tonë brenda kësaj dekade. Kemi mësuar se për t’i arritur këto suksese, duhet një punë e madhe me veten. Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt.”-tha Rama
PS mori më 11 maj besimin për një mandat të katërt, duke marrë në total 83 mandate.












Mendoje se hajdutve te ps,me k/hajdutin i ka munmdur zollumi,aqe shume sa ju kane verbuar syte.Mbajeni mende,shume shpejte kta bien ne gropen e haleve,sdo te kene me,asnji mundesi te dalin.Populli eshte i vuajtur,i rraskapitur pa asnji shprese,kta banditet e ps jane te mbytur ne jete luksi,ky dallim kaqe i malle,do ju thyrj qafen,hajdutve.