Kryeministri Edi Rama tha se i vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s që proteston për pasojat e luftës në Ukrainë.
“Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare. Deri në fund të vitit do të derdhim 650 milionnë euro për faturat e energjisë për familjet shqiptare. Më vjen turp që Shqipëria është është i vetmi vend i NATO-së që proteston për pasojat e luftës në Ukrainë.Të shash një qeveri në gjuhën më vulgare kur pa bërë asnjë lloj llogarie dhe sajuat fakte krejt të paqena. Pas 30 vitesh nga rënia e komunizmit akuzoni qeverinë për çmimet kur e gjithë bota po përballet me pasojat e luftës. Rritja e çmimeve në Paris është shumë herë më e lartë. Ta zhgarravisësh sot Shqipërinë në sytë e botës duhet të mos keq as moral e arsye njerëzore me kombin tënd.