LIVE/ Negociatat me BE, Bundestagu nis diskutimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
26 Shtator, 2019 20:57 | 1 199 shfletime
Bundestagu gjerman ka nisur diskutimin në lidhje me negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Ky diskutim do të zgjasë 45 minuta.
“Çelje negociatash për Shqipërinë pas plotësimit të kushteve”. Ky ishte vendimi i grupeve Parlamentare të Koalicionit Qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman, të cilat votuan dy ditë më parë rezolutën që t’i rekomandohet qeverisë federale hapja e negociatave me kushte për Shqipërinë.
Krahas 9 kushteve kryesore, vendit tonë në rezolutën e votuar me 24 shtator në parlamentin gjerman i vendosen edhe disa nën kushte të tjera, përfshirë edhe tejkalimin e krizës politike në vend.