Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, është personi i parë që është vaksinuar ndaj koronavirusit.
Ashtu sic pritej, ka nisur vaksinimi ndaj Covid -19 në Shqipëri. Të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit.
Kryeministri Edi Rama tha sot se janë 975 doza vaksinat e para që kanë mbërritur në vendin tonë, nga një vend i BE-së.
Vaksina në Shqipëri është falas dhe jo e detyrueshme, teksa momentalisht qendra e parë e vaksinimit është hapur në stadiumin “Air Albania’’.
/a.r











