Ka nisur seanca në Kuvend, ku si rrallëherë salla duket e tejmbushur. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Kryeparlamentari Niko Peleshi lexoi pikat e rendit të ditës. Paralelisht, në ambientet jashtë Kuvendit opozita ka dalë në protestë, ku nuk mungon as podiumi për fjalime.
“Nuk ka paraqitur kërkesë për mbajtjen e fjalës”, kështu deklaroi Peleshi sa i takon deputetes Belinda Balluku.











