Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton këtë të enjte çështjen e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.
Siç dihet, kërkesë për regjistrim në zgjedhje kanë bërë të dyja grupimet në selinë blu. Të parët dorëzuan dokumentacionin pjesa që drejtohet nga Sali Berisha mbrëmjen e së dielës.
Të hënën bënë kërkesë për regjistrim edhe pala që njeh Enkelejd Alibeajn me një autorizim të firmosur nga kryetari i dorëhequr, Lulzim Basha.
Dy përfaqësuesit e dy palëve po parashtrojnë në këto momente para kryekomisionerit Ilirjan Celibashi argumentet e tyre.
“Në vlerësim të dëgjesës nga përfaqësuesit ligjorë do të vendosim kush do të regjistrohet”, tha Celibashi.
/a.r