• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO! ‘Nën hijen e shenjtores së tij të dashur’, Rama, fjalim për Kadarenë: Mori nderimet e botës dhe smirën e vendit të tij

by A R
03/07/2024 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në homazhet që u zhvilluan në nder të kolosit të letrave të gjuhës shqipe Ismail Kadare, i cili u përcoll për në banesën e fundit me ceremoni shtetërore.

Rama e konsideroi Kadarenë si një “shqiptar të botës” njësoj si Nënë Tereza dhe se po “largohet nga kjo botë i mbrojtur nga humanistja shqiptare”.

“Nën hijen e Nënë Terezës mbi trupin e Ismailit ishte këtu kishte ardhur më parë. Njoftimi që salla ishte e zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizi dot prej aty me erdhi bashkë me foton e kësaj skene që po montohej për shfaqje sonte në  darkë. Lëreni aty. Nuk ka më mirë. Askujt nuk do ti shkonte në mëndje rastësia që solli këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares që I takon botës, asesi tjetër nuk mund të bëhej ceremonia e përcjelljes nga jeta të shqiptarit që I takon botës.  Duke e pas njohur e dita në çast që nën hijen e shenjtores së tij të dashur Ismaili symbyllur do të ndihej I marrë nën mbrojtje nga ata që se donin”, tha Rama.

Ismail Kadare do të prehet në Tufinë, por kryeministri Edi Rama tha se kjo do të jetë e përkohshme pasi ai meriton banesën e tij të fundit. Ceremoni me kërkesë të bashkëshortes Helena Kadare do të të jetë vetëm familjare në Tufinë, ndërsa të gjitha nderimet e shtetit do përmbyllen me momentin e përcjelljes së kortezhit.

Kryeministri Rama sqaroi edhe dilemat se kush do të ishte banesa e fundit e shkrimtarit që e donte e gjithë bota.

“Sa e mora vesh që vdiq e mendova pashmangshmërinë e përgatitjes së ceremonialit, bashkë me pamundësinë për të shmangur përfshirjen për këtë tubim, fjalim, më është bërë si pullë poste që nuk më ndahet nga sytë pamja e tij e sëkëlldisur gjatë ceremonisë së gradimit me shkallën më të lartë të “Urdhrit të Legjinionit të Nderit nga vetë presidenti I Francës, Macron në Pallatin  Brigadave. Qysh se filluan të merrnin jetë komisioni i posaçëm shtetëror i ceremonialit funebër dhe paralelisht përplasjet e opinioneve në skenë e prapaskenë për këtë dhe në vendvarrimin e tij u ndjeva personazh I kurthit të fundit letrar të Ismail Kadaresë. Unë, si nëpunësi në pallatin e ëndrrave. Kërkohej një varr, kush mundej thoshte të vetën si në një garë të vetëshpallur ethesh letrare ku ai apo ajo që do të gjente vendin ideal për gropën e trupit të pajetë të autorit të Gjeneralit të ushtrisë së vdekur dhe komisionit të festës do të siguronte dhe vendin më pranë tij në botën tjetër.  Kërkohej një varr, kush mundej thoshte të vetën si në një garë të vetëshpallur ethesh letrare ku ai apo ajo që do të gjente vendin ideal për gropën e trupit të pajetë të autorit të Gjeneralit të ushtrisë së vdekur dhe komisionit të festës do të siguronte dhe vendin më pranë tij në botën tjetër.

Ismail Kadare e meriton të prehet në një banesën e fundit që të jetë vetëm e tija jo bashkë me dëshmorët, ai as ishte dëshmor dhe as nuk kishte gjëkundi dëshirën për të rënë dëshmor, jo bashkë me vëllezërit Frashri që ishin ndër të paktët që ai donte dhe respektonte, jo te fusha e Kryeministrisë pasi një vend  nuk i mban bashkë të gjallët me të vdekurit dhe se kur mendoj që Ismaili ikte sa mundte nga vendet ku mblidheshin njërës, kjo do ishte ti imponohej bashkë me vdekjen edhe një dënim fatal”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se Kadare mori vlerësimet e të gjithë botës, por u has me smirën e vendit ku lindit, gjë që nuk e lejoi të merrte dhe çmimin Nobel nga letrat anonime për të.

“Ai jetoi si dëshmitarë i një fjale për të cilën i mori të tërat lëvdatat dhe nderimet e mundshme të botës dhe smirën e vendit që e lindit. Nuk e mori çmimin Nobel por mbeti vetmi kandidat për të cilën ka një dosje me letra anonime nga bashkatdhetarët e tij. Ai erdhi, shkroi dhe iku, ne kemi detyrim t’ia respektojmë ikjen duke i dhënë një banesë të fundit ku të mos ndihet i kërcënuar as nga dashuria e pa kërkuar dhe as nga fqinjësia e dëshiruar që e kishte lemeri dhe as nga tubimet dhe nderimet që i kishte llahtari.  Vendosja e përkohshme e tij në Tufinë me kërkesë të Helenës do të bëhet vetëm me praninë e familjareve dhe në emër të saj u kërkoj respektimin e  kësaj kërkese”, tha Rama.

/a.r

Next Post
Vuçiç kundër Perëndimit dhe vendeve të rajonit: Shqiptarët po armatosen. Serbia po shkatërrohet nga ata që…!

“Bayraktarët shqiptarë u ngritën mbi Gjakovë për të na spiunuar”, Vuçiç: Duhet të forcojmë ushtrinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

March 14, 2026
Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In