Një nga duelet më të shumëpritura të mbrëmjes së sotme në ringun e improvizuar në “Air Albania” ishte dueli mes talentit shqiptar Amarildo Vraja dhe bullgarit Borislav Velev të cilët duelonin për brezin WBC “Youth Intercontinental’.
Por dueli në fjalë në fakt ka prodhuar momente paniku pasi Velev që në sekondat e parë vuri përpara boksierin shqiptar dhe pasi e mbylli në një kënd, me një breshëri grushtesh e hodhdi KO në atë që ishte fitorja e 11 e tij, të gjitha me KO.
Goditjet e bullgarit e lanë pa ndjenja në tapet boksierin shqiptar, duke alarmuar të pranishmit, me stafet mjekësore që hynë me shpejtësi për ta ndihmuar. Pas pak minutash panik, Vraja u përmend dhe u largua vetë nga ringu, i përlotur për një ndeshje ku shpresonte të bënte shumë më mirë, por që e mbylli pas pak sekondash./m.j