• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE! Kuvendi, 1 minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja. PD kërkon dorëheqjen e Koçiut! Lamallari: Ju nxisni urrejtje ndaj gjyqësorit

by A R
09/10/2025 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi ka nisur seancën e sotme plenare me një minutë heshtje në nder të gjyqtarit të ndjerë Apelit, Astrit Kalaja i cili u qëllua për vdekje gjatë një seancë gjyqësore.

Deputetët e opozitës, pasi kanë shprehur ngushëllimet ndaj familjarëve të të ndjerit, kanë kërkuar dorëheqjen e Ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu.

Sipas kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ministrja duhet të dorëhiqet për ngjarjen që, sipas tij, ka tronditur themelet e shtetit ligjor, dhe për mosmarrjen e masave për shtim të numrit të punonjësve të Policisë së Shtetit për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve gjatë ushtrimit të funksionit të tyre.

Po ashtu, Bardhi kërkoi prezencën e kryeministrit Rama në seancë plenare për dhënë shpjegime lidhur me mungesën e një përgjigje ndaj organeve të drejtësisë për shtimin e masave të sigurisë me punonjës policie në gjykatat e vendit.

“Shprehim ngushëllimet tona, por ne seancën duhet ta nisnim me një fjalë dorëheqje të ministres së punëve të brendshme. Është e paimagjiueshme që një gjyqtar vritet në sallën e gjyqit. Dhe ministrja gënjen opinionin se policia s’ka detyrime për të garantuar sigurinë në Gjykatën e Apelit. Është detyra e Policisë së Shtetit të garantojë sigurinë ne institucionet e drejtësisë. KLGJ ju nxori zbuluar ku publikoi korrespodencën  me Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit ku kërkonte mbështetjen e policisë dhe policia refuzonte në përmbushje të ligjit të garantonte sigurinë e gjyqtarëve në ushtrimin e funksionit të tyre. Kurrë në historinë botërore s’ka ndodhur kjo gjë. Kishte përgjegjësi politike . Ministrja e Brendshme të japë dorëheqjen. Kryeministri të japë përgjigje përse për 3 vite s’ju përgjigj kërkesës së organeve të drejtësisë për të shtuar masat e sigurisë me punonjës policie në gjykatat e vendit”, deklaroi Bardhi.

Në të njëjtën linjë ka vijuar dhe deputetja Jozefina Topalli e cila theksoi se vrasja e gjyqtarit Kalaja është kambanë alarmi për të gjithë shtetin. Ajo kërkoi reflektim kombëtar, ndërsa e konsideron të paprecedentë vrasjen e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit, pas leximit të një vendimi.

“Ajo që ka ndodhur me vrasjen në zyrë të gjykatësit është i paprecedent në botë. As kartelet e Ekuadorit e mafia italiane s’kanë vrarë kurrë një gjykatës kur ka lexuar vendimin. Të nisin një reflektim të madh kombëtar. Relativizimi që po i bëjnë kësaj vrasje është alarm i madh për gjithë shtetin. Në një vend ku ka ministra e jo shtet, ku presidenti shkel e nuk njeh Gjykatën Kushtetuese ç’emër mund ti vëmë? Me vrasjen e gjykatësit është varë iluzioni se në vendin tonë ka shtet. Nëse nuk reflektojmë në humnerë do shkojë ky vend?”, tha Topalli.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari iu përgjigj duke akuzuar opozitën se ka përdorur gjuhë denigruese ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke nxitur urrejtje.

“Në fakt të bësh politikë me vrasjen dhe me një rast tragjik, të mundohesh të kapitalizohesh politikisht mbi një vrasje është e rëndë. Keni përgjegjësi për të gjithë gjuhën denigruese që keni përdorur ndaj gjyqtarëve e prokurorëve. Nga daljet në ballkon, gjuha e urrejtjes që keni ngjallur ndaj gjyqësorit dhe sigurisht që do ndodhin ngjarje të tilla. Ju keni qenë këtu gjithë kohës dhe nuk keni lënë, nga Prokurorja e Përgjithshme që e keni ofenduar në sy të ndërkombëtareve, keni anatemuar ambasadorin e BE vetëm se mbështetën Reformën në Drejtësi. Ndillni gjuhën e urrejtjes. Nuk keni turp. Shqiptarët e dinë dhe ndaj ju kanë lënë aty ku jeni. Mos linçoni gjyqtarë e prokurorë, mos ngjallni gjuhën e urrejtjes. Urrejtja prodhon dhunën dhe ju këtë keni bërë gjithë këto vite”, u shpreh ministri.

Deputetët e mazhorancës dhe opozitës vendosën në mbledhjen e kryetarëve që seanca e sotme të niste me një minutë heshtje para diskutimeve të rendit të ditës.

Në fjalën e tij para deputetëve kryeparlamentari Niko Peleshi deklaroi se vrasja e një gjyqtari është një ngjarje e cila u dënua nga gjithë spektri politik e opinioni publik në vendin tonë.

“Të nderuar kolegë deputetë, para se të nisim punimet e seancës së sotme, pas konsultimit me kryetarët e grupeve parlamentare, ju kërkoj të ndalemi të nderojmë kujtimin e  gjyqtarit kalaja i cili humbi jetën tragjikisht të hënën në ambientet e gjykatës së apelit. Vrasja e një gjyqtari u dënua nga gjithë spektri politike mbarë opinioni publik në vendin tonë. Gjyqtari Kalaja i shërbeu sistemit të drejtësisë me përkushtim, profesionalizëm e dinjitet duke lënë pas një shembull të ndershmërisë e përgjegjësisë në detyrë. Në shenjë respekti për jetën e kontributin e tij ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje”, tha Peleshi.

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit Tiranë

Vrasja e tij ka shkaktuar një tronditje të thellë në sistemin e drejtësisë dhe në të gjithë shoqërinë shqiptare, duke nxitur reagime të fuqishme nga përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë dhe të shtetit..

Next Post
Ku e gjeti Elvis Shkambi pistoletën? Avokati: Ka punuar në disa institucione të sigurisë

Ku e gjeti Elvis Shkambi pistoletën? Avokati: Ka punuar në disa institucione të sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In