Kreu i Shtetit Ilir Meta ka njoftuar sot se diten e hene do te dorezoje ne Prokurori kallezimin penal per kreun e keshillit te emerimeve ne drejtesi Ardian Dvoranit.
“Dëshuroj tju bëj me dije vendimin tim si presidenti dhe kryetar i shtetit për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal si presidenti i republikës kundër zotit Ardian Dvorani me detyrë kryetar i këshillit të emerimeve në drejtësi, kallezim në Gjykatën e Lartë.
E akuzoj për këto vepra penale:
1- shpërdorim detyre neni 248 kodit penal
2 -përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore, 246 kodi penal.
Veprimet dhe mos veprimet e Dvoranit kanë cënuar procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pasi kam konstatuat veprimet dhe mos veprimet, ato përbëjnë vepra të qarta penale, bazuar në nenet 281 Presidenti parashtron këtë kallëzim me qëllim fillimin e hetimeve për shpërdorim detyre dhe përvetësimi detyrës shtetëtore apo titulli. Gjatë detyës ai me dashje ka shpërdoruar funksionon dhe ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz” deklaroi ai.
g.kosovari