• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama mban fjalimin në Asamblenë e OKB: Shqipëria u bë vendi i parë që e solli Inteligjencën Artificiale në Qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

by A. Q
25/09/2026 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së sot në Nju Jork (25 shtator) në emër të Shqipërisë.

Nga salla e OKB-së kreu i ekzekutivit e nisi fjalën e tij me Inteligjencën Artificiale, ku theksoi se:

“Rreziku për Inteligjencën Artificiale është se do i përgjigjet në mënyrë të bindur njeriut të gabuar”.

Ai përkrahu zhvillimin e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale duke “e kontrolluar atë sa më mirë dhe krijuar institucione efikase dhe civilizim”.

“Zoti President, të dashur përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, jam surprizuar shumë pozitivisht që shumë miq donin të dinin rreth asaj që po ndodh në vendin tonë me AI. Ndryshoi kuptimin e mbijetesës njerëzore. Kush mund të hyjë në mendjen e një qytetari, të imitojë një zë të besuar. Shqipëria nuk është zhvilluese e modeleve të fjalës së fundit, por jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët ende janë duke e debatuar. Mendoj që mesazhi që ju detyrohemi është tejet i thjeshtë, rreziku i menjëhershëm është që AI nuk do ndalet së binduri njerëzimit, por do t’i bindet njeriut të gabuar“, e nisi fjalën e tij kryeministri.

Ai foli edhe për zbatimin e Inteligjencës në Qeveri, me rastin e Diellës, duke rrëfyer eksperiencën e Shqipërisë në këtë fushë.

“Shqipëria vendi i parë që solli Inteligjencën Artificiale në strukturën qeveritare nëpërmjet Diellës. Procedurat bëhen më transparente dhe shteti më llogaridhënës”.

“Rreziku më i madh nuk është se inteligjenca artificiale do të ndalet së binduri njerëzimit. Rreziku më i madh do të jetë nëse do t’i bindet njeriut të gabuar. Sfida vjen në tre nivele; çfarë bën inteligjenca në vendin tonë, çfarë na bën ne, dhe kush e përfton fuqinë për të mbërritur te ne,” deklaroi Rama.

Sipas tij, sfida e inteligjencës artificiale shtrihet në tre nivele kryesore: çfarë bën ajo në vendin tonë, çfarë na bën ne si individë dhe si shoqëri, dhe kush e përfton fuqinë për të mbërritur te ne.

Kryeministri theksoi se makineritë nuk kanë ndërgjegje, por mund të “huazojnë” shtrirjen e një qeverie, pozicionin e një arme dhe intimitetin e një miku.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje stimujt ekonomikë që rrethojnë zhvillimin e inteligjencës artificiale, të cilët shpesh zëvendësojnë përpjekjen njerëzore në vend që të rrisin kapacitetin e njeriut.

“Mund të krijojmë institucione më efikase, por do të kemi njerëz më pak të aftë,” paralajmëroi Rama.

Në fjalën e tij, kryeministri shqiptar e trajtoi inteligjencën artificiale si një teknologji me potencial të dyfishtë: mjet që mund të forcojë qeverisjen dhe shërbimet publike, por edhe rrezik serioz nëse bie në duar të gabuara ose përdoret pa kontroll dhe pa përgjegjësi njerëzore.

Më tej ai vijoi:

“Shqipëria nuk është në pararojë. Ne jemi një komb që po e jetojmë të ardhmen, të cilën shumë po e debatojnë. Unë kam një mesazh të thjeshtë dhe këtë ua detyrohemi të gjithë juve: rreziku më i madh nuk është se IA do të ndalojë njerëzimin, por rreziku është që mund të bindë njerëzit e gabuar. Debati publik zgjon makina që zgjojnë ambicie dhe që kthehen kundër krijuesit dhe, në fakt, ai u shërben ambicieve të të tjerëve. Nuk mban flamur, por mund të përdoret nga një shtet. Mund të thotë miliarda gënjeshtra në emër të të tjerëve. Makineria nuk ka ndërgjegje, por mund të futet në ndërgjegjen e një qeverie, në precizionin e një arme”.

Next Post
Zuckerberg kundërshton ngadalësimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale në të gjithë industrinë -

Zuckerberg kundërshton ngadalësimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale në të gjithë industrinë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In