• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE! Konferenca e fundvitit, Rama: Çelja e negociatave me BE, momenti më domethënës i 2024-ës

"Nga sot deri në 2027, Shqipëria dhe vendet e rajonit marrin 1 mld Euro nga BE"

by A R
30/12/2024 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në nisje të konferencës së fundvitit, kryeministri Edi Rama e cilësoi moment tejet domethënës për vitin që lëmë pas, çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Por, është me rëndësi të theksoj këtu diçka që e keni dëgjuar me siguri më parë, se ky proces i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës do të ishte i pamundur nëse një skuadër me qindra e qindra punonjës të administratës politike, negociatorë, drejtues grupesh, nuk do kishin bërë punën e shkëlqyer me screening, ose me diagnozën e gjithë sistemit të Republikës së Shqipërisë në të gjitha fushat. Për hir të së vërtetës ecuria e këtij procesi, vlerësimet befasuese të Komisionit Europian, të qeverive që ishin përfaqësuese të shteteve më skeptike për performancën e skuadrës tonë kombëtare, janë një shtysë e fakt shumë domethënës për çfarë është bërë në të gjithë këto vite dhe cila është në të vërtetë administrata e vendit. As nuk përfaqësohet, as nuk shpjegohet me rastet e atyre punonjësve që për një arsye a për një tjetër nuk e nderojnë shtetin tonë, flamurin tonë dhe bëhen me të drejtë objekt qoftë i ekspozimeve të sjelljeve apo veprimeve të tyre të padenja nga mediat, apo drejtësisë”, deklaroi Rama.

Së dyti, kreu i qeverisë nënvizoi faktin se Shqipëria ka dalë pas 29 vitesh nga faza e monitorimit të Asamblesë Kombëtare të Këshillit të Europës. Tejet i rëndësishëm sipas tij është edhe plani i rritjes së BE-së që u mundëson vendeve të Ballkanit Perëndimor financime të majme në vijim, por edhe avantazhe të tjera.

“Jemi si të gjithë ato vende që duan të bashkohen me familjen europiane brenda kësaj dekade.
Shqipëria ia ka dalë të shtyjë dhe të bëjë të mundur, duke bashkëpunuar edhe me vende të rajonit, jo vetëm një dialog të pandodhur më parë mes Komisionit Europian, vendeve anëtare e vendeve kandidate, nga ku doli si rezultat konkret plani i ri i rritjes. E them me shumë krenari, ka qenë proces jo i lehtë, ka qenë këmbëngulje e vazhdueshme me kontakte, takime. Ne tashmë kemi një instrument të ri financiar, ku në periudhën nga sot deri në 2027-ën do të thithim rreth 1 mld Euro plus dhe kemi njëkohësisht edhe dritën jeshile për t’u bashkuar me familjen europiane në disa segmente të funksionimit të Europës së Bashkuar”,
 tha Rama.

Vendi ynë, theksoi kreu i qeverisë, është në një pozicion krejtësisht të ri në hartën e marrëdhënieve me jashtë.

“Në një garë me disa vende Shqipëria ka fituar mundësinë e hapjes së Kolegjit të Europës në Tiranë. Është filiali i dytë të Kolegjit që historikisht e ka qendrën e vet në Belgjikë. Pas filialit të parë që u hap në Poloni, hapet në Tiranë si një sinjal kuptimplotë, por edhe si vlerësim domethënës. Më 16 Maj pritet Samiti i Komunitetit Politik Europian ku do kemi udhëheqësit e 700 mln banorëve të kontinentit e përtej. Arsyeja pse Shqipëria e mori këtë mundësi, është e thjeshtë. Sot, Shqipëria është një vend ku të gjithë shohin me sytë e respektit dhe kanë vlerësime që personalisht mua më bëjnë krenar”, tha Rama.

Next Post
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

"Berisha duhet të marrë një dënim spektakolar si në Athinën e lashtë, ka vrarë 4 njerëz në 21 janar…"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In