• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“LIVE-et” në Facebook, si po kopjohet Rama: ‘Qytetari dixhital’ brand, por nuk i mjafton Berishës

by Java News
24/09/2022 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komunikimi dhe afërsia me ndjekësit nëpërmjet mediave sociale është kthyer në një domosdoshmëri për politikanët. Edhe ata shqiptarë. Sapo kuptoi rëndësinë dhe ndikimin e rrjeteve sociale, Edi Rama edhe kur ishte në opozitë vendosi që të bëhej pjesë e botës së re, që me ardhjen e internetit ishte ende një mistër. Megjithatë e bëri hapin duke u bërë politikani i parë që komunikonte nëpërmjet “Twitter”.

'Qytetari dixhital' brand por s'i mjafton Berishës/

Edi Rama

Më pas, u fokusua edhe në Facebook, një rrjet jo aq “zyrtar” por që rëndom gjen thuajse çdo shqiptar, e ku gjithkush mund të të shkruajë, e të të shkruajë nga gjithkund. Kryeministri Edi Rama ka një rubrikë në “Facebook”, ku komunikonte me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, të cilët i dërgonin pyetje dhe ai përgjigjej.

'Qytetari dixhital' brand por s'i mjafton Berishës/

Edi Rama

Edhe pse ka hequr dorë nga kthimi i përgjigjeve në komente, Rama vazhdon ende traditën e ‘live’ duke komunikuar me ndjekësit.

Njelloj si Rama, pak vite më parë ish-kryedemokrati Lulzim Basha bënte të njëjtën gjë, duke dalë në Facebook, por edhe në Instagram. Teksa Rama rubrikën e tij e kishte quajtur “Pyet Kryeministrin”- që më pas u zëvendësua sipas temës, dikur kreu i opozitës përdorte frazën – “Fol po të dëgjoj”.

'Qytetari dixhital' brand por s'i mjafton Berishës/

Emërtimi mesa duket është ndryshimi i vetëm mes dy rubrikave.

'Qytetari dixhital' brand por s'i mjafton Berishës/

Lulzim Basha LIVE nga Facebook

Pasi paraqitja është e njëjta, Basha shfaqet i ulur në zyrën e tij para kompjuterit duke lexuar komentet, njëlloj siç bën Rama. Madje gjatë pandemisë së koronavirusit, ky i fundit aq shumë po e përdorte këtë metodë komunikimi saqë kundërshtarët po ia përdornin kundër.

“Rama drejton shtetin dhe nxjerr ligje me Facebook,”-pretendonin kundërshtarët e tij, duke i dhënë edhe një këndvështrim tjetër të komunikimit të kryeministrit.

Sot, në të njëjtën trend ka ‘kërcyer’ edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tashmë mban edhe postin e kryedemokratit. Komunikimin me ndjekësit në Facebook duket qartë që e ka të mirë nga “qytetari dixhital”, që shpesh herë kanë bërë politikën e ditës. Kujtojmë këtu rastin e arrestimit të Klemend Balilit, që para Policisë së Shtetit e dha Berisha, apo tek denoncimet e shumta që bën në emër të qytetarëve. Por sot ishte ndryshe. Sot, Berisha kërkonte ‘bashkëbisedim live me qytetarët për situatën politike’. Priste pyetje dhe jepte përgjigje.

Mesa duket kjo është taktika e re dhe ndryshe që Berisha ka zgjedhur që të ‘zgjatojë’ Foltoren, duke pranuar edhe të kopjojë ndoshta më të rinjtë në politikë.  Duket se tentativat e kryedemokratit për të forcuar PR-in dhe për t’u lidhur me qytetarët kudo që janë me rrjetet sociale, e kanë bërë që të pranojë të ndjekë shembullin, si të Ramës, ashtu edhe të Bashës.

Vetëm se dhe një komunikim i tillë jozyrtar ka ‘kleçat’ e veta. Rama luan më shumë me figurën, bëhet më popullor, si çdo person që përdor rrjetet sociale.

'Qytetari dixhital' brand por s'i mjafton Berishës/

Edi Rama live

Shtrihet në karrige, vizaton, derdh edhe kafen duke përplasur dorën mbi tavolinë, madje gjatë pandemisë, shqiptarëve u fliste Rama dhe një gjel diku nëpër Surrel.

Ndërsa Berisha dhe Basha, duke u përshtatur ndoshta me natyrën e tyre kanë një figurë më të ngurtë, aq sa nuk lexojnë vetë as pyetjet. Bashës i dilnin në ekran dhe u jepte përgjigje, ndërsa Berishës sot ia lexonte Floriana Garo, ndërsa kryedemokrati ‘rrëfehej’.

'Qytetari dixhital' brand por s'i mjafton Berishës/

Lulzim Basha

'Qytetari dixhital' brand por s'i mjafton Berishës/

Sali Berisha

Për shkak të këtyre notave natyrale dhe normale, duket se Rama është më e besueshëm, edhe pse ndër biseda me qytetarët, nxjerr tek-tuk ndonjë koment negativ, ose ndonjë person që e shan, e ka inat, nuk është fare socialist. Të kundërtën bëri Berisha sot, e Basha dje. Nuk vihet në dyshim që edhe Rama mund t’i ketë komentet e orkestruara nga stafi i tij, por e bën pak më të prekshme dhe të besueshme se është ‘LIVE’.

Edhe pse hyrje në direkt nga Facebook-u është diçka e Berishën, në këtë pikë Ramën e ka shumë më para. Në fakt, opozita e Berishës, ndryshon nga ajo e Ramës më shumë se 10 vite më parë. Kur ishte në opozitë, Rama bënte të kundërtën e Berishës, krijonte kontrakt, gjente risi, rrëmontë trendet. Ndërsa sot, Berisha në opozitë, bën të njëjtën gjë me Ramën.

Tashmë Rama ka kapërcyer edhe në platformën “TikTok”, mbetet për t’u parë nëse Berisha do të kërkojë “zgjerim” në skuadrën e tij të PR-së. Jo për gjë, por në fakt ai rrjet social është i mbushur me videot e tij dhe përballjet që ka me kundërshtarët ndër vite.

S’do ishte keq ta shfrytëzonte popullaritetin./dosja.al

Next Post
Vlerësimi/ Edi Rama i puthi duart, Luiza Gega tregon nëse u ndje e përdorur nga politika pasi u shpall Kampione

Vlerësimi/ Edi Rama i puthi duart, Luiza Gega tregon nëse u ndje e përdorur nga politika pasi u shpall Kampione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes”, Berisha shtrembëron mungesën e Ramës në ceremoni

“Nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes”, Berisha shtrembëron mungesën e Ramës në ceremoni

January 24, 2026
Protesta e opozitës zhvendoset drejt Kuvendit, ndërsa Berisha i hipën makinës dhe largohet

Protesta e opozitës zhvendoset drejt Kuvendit, ndërsa Berisha i hipën makinës dhe largohet

January 24, 2026
Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë, Sali Berisha: Jemi në kilometrin e fundit! Asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores

Protesta para Kryeministrisë, Sali Berisha: Jemi në kilometrin e fundit! Asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores

January 24, 2026
“Berisha del të heqë Salianjin nga kandidimi dhe Adriatikun nga bulevardi, jo Ramën!” ironia e Spahiut me protestën e PD

“Berisha del të heqë Salianjin nga kandidimi dhe Adriatikun nga bulevardi, jo Ramën!” ironia e Spahiut me protestën e PD

January 24, 2026
“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

January 24, 2026
FOTOLAJM/ “Vëllazën, demokracia në rrezik! Ta shpëtojmë!”, protestuesi mbush veshjen e bardhë me mbishkrime

FOTOLAJM/ “Vëllazën, demokracia në rrezik! Ta shpëtojmë!”, protestuesi mbush veshjen e bardhë me mbishkrime

January 24, 2026
Pjesëmarrje modeste në bulevard! Dalin pamjet nga protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO)

Pjesëmarrje modeste në bulevard! Dalin pamjet nga protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO)

January 24, 2026
Berisha e quan të vetëpërjashtuar, Salianji me mbështetësit e tij i bashkohen protestës para Kryeministrisë

Berisha e quan të vetëpërjashtuar, Salianji me mbështetësit e tij i bashkohen protestës para Kryeministrisë

January 24, 2026
Protesta e PD zhvendos sërish “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj largohet me karrige në dorë

Protesta e PD zhvendos sërish “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj largohet me karrige në dorë

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In