• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE! Dalin të dhënat e Censit, Shqipëria ka mbi 2,4 milionë banorë, kreu i INSTAT: 755 mijë familje me madhësi 3,2 anëtarë

by A R
28/06/2024 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas thuajse një viti, kanë dalë rezultatet e Censit të Popullsisë dhe Banesave në gjithë territorin shqiptar.

Përmes një konference për mediat, drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli deklaroi se në Shqipëri janë zyrtarisht 2 412 113 banorë e 755 950 familje. Këto të fundit me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje.

Bazuar në të dhënat e mbledhura në vend numërohen 1 milionë e 82 mijë e 529 banesa.

“Kam nderin, kënaqësinë e privilegjin që sot të ndaj me ju rezultatet e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023. Një proces kompleks, por i domosdoshëm. Është një fotografi e çastit që i referohet datës 18 Shtator të organizuar nga Instituti i Statistikave. Gjatë 3 dekadave të fundit në demografinë e vendit kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme. Ky aktivitet ofron informacion thelbësor për matjen e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm, për matjen e çdo vendi në familjen e madhe evropiane. Rezultatet do të përdoren që statistikat të bëhen pjesë e sistemit evropian në të ardhmen. U realizua pas disa sfidave, të tërmetit, Covid apo kriza e luftës të cilat e impaktuan procesin. Grumbullimi i punonjësve nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, për të mbuluar çdo metër katror pavarësisht terrenit malor apo zonave të populluara. Trokitja në dyert e qytetarëve, shumë raste edhe disa herë. Transmetimi i qartë i pyetjeve, telefonata për probleme të hasura, orë të gjata pune për të realizuar një proces gjyqësor. Ky proces solli shumë inovacione me armatën prej 7 mijë punonjësish“, deklaroi Dhuli.

Këto rezultate krahasuar me ato të vitit 2011, janë më të ulëta. Vendi ynë ka 409 831 banorë më pak se 13 vite më parë.

/a.r

Next Post
Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, reagon Boçi: Kam ndarë kafshatën e fundit me atë që s’ka!

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, reagon Boçi: Kam ndarë kafshatën e fundit me atë që s’ka!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In