Në një kohë kur banorët e ‘Astirit’ vijojnë protestën e tyre duke bllokuar rrugën në shenjë kundërshtie për shembjen e banesave, Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro ka dalë në një deklaratë për mediat.
Qendro i bëri thirrje banorëve që të paraqiten pranë ARRSH me dokumente e pronave të tyre. Po ashtu ai hodhi poshtë akuzat e opozitës, se projekti në fjalë është i jashtëligjshëm.
Sipas Qendros, për projektin janë ndjekur të gjitha procedurat, ndërsa sqaroi të gjitha hapat dhe vendimet që u morën, para se të niste shembja e objekteve në këtë zonë.
/b.d