• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lituanezët bëhen bashkë dhe mbledhin fonde për të blerë dronë luftarakë për Ukrainën

by Java News
28/05/2022 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra banorë të Lituanisë po mbledhin fonde për të blerë një dron të avancuar ushtarak për Ukrainën që do ta ndihmonte atë në luftën kundër Rusisë. Veprimi ndërmerret në shenjë solidariteti me një vend tjetër ish-sovjetik, që ndodhet aktualisht nën agresionin e Moskës.

Rreth 3 milionë euro janë mbledhur në vetëm tre ditë, kryesisht në shuma të vogla, njoftojnë mediat në Lituani. Për blerjen e një droni luftarak “Bayraktar” nevojiten rreth 5 milionë euro.

“Para se të fillonte lufta, askush nuk mendonte se do të blinim armë. Por tani kjo është një gjë normale. Duhet bërë diçka që bota të përmirësohet. Kam dhënë ndihmë financiare për blerjen e armëve për Ukrainën për një kohë të gjatë dhe do ta bëj këtë deri në fitore”, thotë 32 vjeçarja Agne Belickaite, e cila ofroi 100 euro menjëherë pas fillimit të fushatës për mbledhjen e fondeve. Ajo thotë se është e motivuar pjesërisht nga frika se Rusia mund të sulmojë Lituaninë.

Droni ka qenë efektiv në vitet e fundit kundër forcave ruse dhe aleatëve të tyre në konfliktet në Siri dhe Libi, dhe blerja e tij po realizohet nga Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë, e cila ka në plan t’i dërgojë një letër Turqisë për synimet e saj për të blerë dronë.

Ukraina ka blerë më shumë se 20 dronë luftarakë “Bayraktar TB2” nga kompania turke Baykar në vitet e fundit dhe ka porositur 16 të tjerë më 27 janar, dronë të cilët i mori në fillim të marsit.

“Ndërsa qeveritë e vendeve më të mëdha të botës vijojnë me diskutimet pa fund, shoqëria lituaneze thjesht po organizohet për të mbledhur fonde për blerjen e një droni që kushton 5 milionë euro. Ky është një mesazh mbresëlënës për botën”, thotë zonja Belickaite.

Lituanezët janë të shqetësuar për luftën në Ukrainë, thotë zëdhënësja e kanalit televiziv “Laisves”, Zivile Tiskeviciute.

“Lituanezët duan t’i bashkohen luftës dhe për këtë arsye ata po mbledhin fonde për blerjen e dronëve luftarakë “Bayraktar”. Ata shpresojnë se kjo do të ndihmojë në përfundimin më të shpejtë të luftës atje dhe janë të inkurajuar të kontribuojnë për blerjen e tyre”, thotë ajo.

Shumica e armëve të rënda që vendet e NATO-s kanë dërguar në Ukrainë deri më tani janë armë të prodhimit sovjetik që zotëroheshin nga vendet anëtare të NATO-s që shtrihen në Evropën Lindore. Së fundmi, vendet e perëndimit kanë filluar ta furnizojnë Ukrainën edhe me artileri të rëndë.

Next Post
Zjarr gjigant në SHBA, 2 mijë banorë braktisin shtëpitë e tyre

Ishëm/ Zjarri djeg 600 metra sipërfaqe barishte, shkak skarat e përdorura nga pushuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In