• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Listat, sprova e parë e Bashës për të bërë PD-në e tij

by Mero Baze
21/05/2017 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Mënyra se si Lulzim Basha arriti të hyjë në spiralen e një marrëveshje politike me Edi Ramën, i dha atij një përparësi që nuk e gëzonte më parë. Ndryshe nga ecejaket nga zyra e Berishës në takimet që bënte më parë, Bashës ju desh të mbyllej për tre orë, papritur dhe pa u përgatitur me kundërshtarin e tij, dhe t’i jepte zgjidhje krizës politike. Gjatë këtyre tre orëve, ai nuk ka komunikuar me Sali Berishën dhe kjo është një provë që ai e ka marrë vetë vendimin për marrëveshjen.

Sali Berisha nga ana e vet, ka ditur të mos mërzitet nga kjo dhe sapo përcolli Ilir Metën nga zyra, doli përshëndeti marrëveshjen si historike.

Pra, në një farë mënyre, ja njohu dhe ai Bashës pavarësinë për vendimin që mori.

Tani brenda 24 orëve, Basha duhet të paraqesë listën e deputetëve të Partisë Demokratike dhe kandidatët për disa poste kujdestare ministrore dhe agjenci shtetërore, në periudhën e fushatës.

Këtu ai ka dy probleme.

E para, cilësia e atyre që do të paraqesë për poste administrative kujdestare, është delikate, pasi në një farë mënyre është një sfidë për një qeveri hije para zgjedhjeve.

Demokraci si kjo e jona, nuk operojnë me qeveri hije, pasi shoqëria jonë nuk i pranon shumë rregullat e lojës, dhe kandidatët kthehen në viktima të vetë partisë. Kundër tyre nis një fushatë e pazakontë denigrimi dhe përçudnimi, aq sa në vend të vlerave, të kthehen në problem, edhe kur nuk janë.

Është kjo arsyeja, që askush nuk e ka promovuar modelin e qeverisë në “hije” gjatë 27 viteve. Biles dhe listat e deputetëve i dorëzojnë në minutën e fundit të afatit, që të mos ketë mundësi t’i sulmojë dikush.

Lulzim Basha është i detyruar ta bëjë këtë për shkak të marrëveshjes. Gjashtë ministrat e propozuar prej tij, zëvendëskryeministri dhe drejtoritë kryesore të agjencive shtetërore, janë në fakt i gjithë pushteti real i së nesërmes. Ata që i marrin sot ato poste, nuk është se kanë diçka në dorë, por kanë në dorë t’i prishin punë PD-së  nga mënyra se si zgjidhen.

Duke qenë të detyrueshëm të jenë persona teknikë, ata kanë lehtësinë të jenë të panjohur për publikun, por jo për PD-në. Dhe në këtë pike, do të kuptohet se kush do të jetë “raca” e re e PD, që pretendon të vijë në pushtet.

Nga ana tjetër, të njëjtën sfidë Basha e ka edhe me listën e deputetëve. Debati që bëhet për ata që do të jenë në listë në raport me listën e vjetër të PD-së, është pak e rëndësishme. Basha mund të pastrojë listën nga kritikët e vet dhe njerëz që nuk i ka të sigurtë, por kjo nuk i duhet askujt. Problemi i Bashës është me ata që do të fusë në listë, pasi ata do të jenë PD e re e tij. Emrat që ka në qarkullim, apo që pretendojnë, janë pesha shumë të lehta, që nuk i thonë asgjë publikut dhe PD-së, për të mos thënë që nuk i sjellin asaj asgjë. Po aq qesharak është dhe tribalizmi i Berishës, që do të fusë në lista dhëndrin apo njerëz të fisit, si trashëgimtarë politikë. Njerëzit më besnik të Berishës janë politikanë që nuk janë familjarë të tij dhe katandisja që të fusë njerëz të familjes për të pasur besnikë në parti, është primitivizëm.

Në këtë pikë, Basha rrezikon ta kthejë listën në qoka familjare për Berishën dhe në njerëz me profil të ulët të tij, me të cilët ndjehet i sigurt në parti. Më  e sigurta për të, është të investojë tek njerëz të pakonsumuar, por jo anonimë, të cilët mund t’i ofrojnë vlera PD-së në të ardhmen. Kjo do t’i japë kuptim një PD-je, që do të quhet e tij. Deri tani, Lulzm Basha quhet kryetar i PD-së, por PD nuk është e tij.

a.ç

Next Post
Atentati ndaj ushtarakut në Shkodër, 20-vjeçari u plagos nga i afërmi i tij

Atentati ndaj ushtarakut në Shkodër, 20-vjeçari u plagos nga i afërmi i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In