• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LISTAT PER DEPUTETE/ Enigëm nëse Basha dhe Berisha kandidojnë në Tiranë

by Java News
24/05/2017 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të besuarit e Lulzim Bashës në 12 qarqe të vendit kanë përfunduar mbrëmjen e djeshme raportet për listat e deputetëve të propozuar nga strukturat e PD-së në rrethe për zgjedhjet e 25 qershorit. Në orën 00:00 të së martës ka skaduar edhe afati që kreu i PD-së, Basha, u kishte lënë 12 drejtuesve të grupeve të punës në lidhje me marrjen e propozimeve nga çdo qark i vendit, në mënyrë që në dy ditët e mbetura të përcaktohen edhe listat përfundimtare të opozitës.

Burime pranë grupeve të punës sqarojnë se Basha ka kërkuar që me secilin prej 12 drejtuesve të zhvillojë takime të veçanta për të marrë propozimet dhe opinionet që baza e PD-së ka për kandidatët për deputetë. Të kontaktuar nga “Panorama”, drejtuesit e grupeve të punës kanë konfirmuar se Bashës do t’i paraqitet një numër i lartë kandidaturash nga çdo rreth dhe do të jetë ai dhe grupi i punës që do të përcaktojnë edhe listat përfundimtare.

Grupi

Në përcaktimin e drejtuesve të grupit të punës, të cilët kanë mbledhur propozimet e strukturave për deputetë, Basha u kujdes që secili deputet apo funksionar të mos kishte konflikte interesi me degën në të cilën u caktua.

Kështu, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, i ka dorëzuar Bashës listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Shkodrës; nënkryetari i PD-së Spaho propozimet e Korçës; sekretari i Përgjithshëm Ristani listën e Lezhës; deputeti Aldo Bumçi propozimet e degëve të Tiranës; deputetja Albana Vokshi listën e Elbasanit; deputeti Noka propozimet e Fierit, deputeti Florion Mima propozimet e Durrësit; deputeti Gent Strazimi propozimet e Gjirokastrës; deputetja Dhurata Çupi propozimet e degës së Kukësit; sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, listën e Dibrës; kreu i Departamentit të Shëndetë- sisë, Tritan Shehu, listën e Beratit dhe sekretaria për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma, propozimet e Vlorës.

Burimet sqarojnë se në listat e propozuara nga strukturat ka përfaqësues të botës akademike, familjarë të ish-të përndjekurve politikë, krerë të degëve lokale, biznesmenë, anëtarë të forumeve rinore etj.

Listat

Duket se kreu i PD-së, Basha, do ta përdorë të gjithë kohën ligjore që ka vendosur KQZ-ja për partitë opozitare për dorëzimin e listave për deputetë. Burime pranë selisë blu bëjnë me dije se PD-ja do t’i dorëzojë listat e saj për deputetë ditën e premte në datën 26 maj, kur është edhe afati përfundimtar për dorë- zimin e listave.

Ndonëse askush në PD nuk është i sigurt nëse do të jetë pjesë e listave për deputetë, një pjesë e emrave mund të konsiderohen se pa u shpallur listat do të jenë në vende fituese. Surprizë pritet të jetë edhe vendimi që vetë Basha do të marrë për listën që ai do të udhëheq.

Burime pranë PD-së bëjnë me dije se vetë Basha dhe ish-kryeministri Berisha mund të mos jenë në qarkun e Tiranës duke udhëhequr lista të deputetëve në dy qarqe të tjera të mëdha. Sa u takon listave, dihet se pas marrëveshjes së arritur me aleatët opozitar, Basha ka garantuar se të paktën katër prej tyre do të jenë pjesë e listave fituese.

Burimet sqarojnë se bëhet fjalë për kreun e PR-së, Fatmir Mediu, kreun e PDK-së, Nard Ndoka, kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi dhe kreun e PAA-së, Agron Duka. Ky i fundit ka shprehur dëshirën edhe për të dalë i vetëm në zgjedhje, ndaj edhe nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Në listat fituese pritet të jenë edhe 12 drejtuesit e grupeve të punës për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë në qarqe. Edhe deputetët e opozitës që bëjnë pjesë në komisionet e vetingut duket se do të kenë besimin Bashës për të qenë në lista fituese.

DREJTUESIT E GRUPEVE TË PUNËS

SHKODER Edi Paloka

LEZHE Arben Ristani

KUKES Dhurata Çupi

DIBER Ervin Salianji

DURRES Florjon Mima

ELBASAN Albana Vokshi

FIER Flamur Noka

BERAT Tritan Shehu

KORÇE Edmond Spaho

VLORE Grida Duma

GJIROKASTER Gent Strazimiri

TIRANE Aldo Bumçi

ma.me

Next Post
Zbulohen fotot, ja sesi duket në brendësi Bulevardi i Ri i Tiranës (GALERI)

Zbulohen fotot, ja sesi duket në brendësi Bulevardi i Ri i Tiranës (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In