• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LISTAT/ Emrat e PD-së në krye të 12 qarqeve dhe ku ka ngecur marrëveshja me 3 aleatët

by Java News
26/05/2017 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të dorëzojë sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë të forcës së tij politike për 12 qarqe të vendit. Pasi u informua nga 12 drejtuesit e grupeve të punës me propozimet e strukturave të PD në rrethe, Basha ka filtruar të gjithë emrat për të dalë në një listë finale, që do të dorëzohet sot në KQZ.

Para se të kalojë në këtë vendimmarrje, pritet që Basha të thërrasë kryesinë e Partisë Demokratike për të konfirmuar emrat që do të përfaqë- sojnë jo vetëm PD, por edhe koalicionin opozitar në zgjedhjet e 25 qershorit.

Por kur kanë ngelur vetëm pak orë deri nga shpallja zyrtare e listave nga PD, burime pranë selisë blu kanë konfirmuar emrat e mundshëm që do të drejtojnë fushatën e demokratëve në 12 qarqet e vendit.

Sipas burimeve, kreu i PD-së Lulzim Basha do të udhëheqë fushatën e demokratëve në kryeqytet duke qenë në krye të listës për Tiranën. Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka, pritet të udhëheqë fushatën e PD-së në Shkodër, ndërkohë që nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, do të kryesojë listën e demokratëve në Elbasan.

Kreu i PD-së në degën e Durrësit dhe një nga njerëzit më të afërt të Bashës, Oerd Bylykbashi, pritet të drejtojë listën e demokratëve në Durrës, ndërsa sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, listën e Fierit. Edhe në këto zgjedhje listën e demokratëve në qarkun e Kukësit, i cili në bazë të ndryshimeve të bëra do të nxjerrë një deputet më pak, do ta udhëheqë Flamur Noka.

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, do të kryesojë listën e demokratëve në Lezhë, deputeti Gent Strazimiri listën në Dibër, sekretari për Burimet Njerëzore në PD, Fatbardh Kadilli pritet të kryesojë listën e Beratit, ndërsa sekretari për Rendin dhe Sigurinë, Enkelejd Alibeaj, listat në Vlorë.

Duket se kreu i PD-së Basha është i dyzuar për listat në qarkun e Korçës dhe Gjirokastrës. Në qarkun e Korçës emrat e mundshëm janë ish-ministri Genc Pollo dhe sekretari organizativ, Eno Bozdo. Ndërkohë që për qarkun e Gjirokastrës pas tërheqjes së Genc Rulit emrat e mundshëm për kryesimin e listës janë këshilltari i Presidentit, Ylli Asllani dhe kreu i PD-së në këtë qark, Roland Bejko.

ALEATËT

Gjatë ditës së djeshme, kreu i PD-së Basha mbylli marrëveshjen me disa nga kryetarët e partive aleate ndërkohë që dita e sotme do të jetë vendimtare për disa të tjera. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, nuk do të regjistrohet në zgjedhje me forcën e tij politike, por do të kandidojë në listat e PDsë në qarkun e Tiranës në listë fituese, ndërkohë që nga forca e tij politike pritet të ketë edhe tre emra në lista jo fituese.

Edhe me kreun e PDK-së, Nard Ndoka, kreu i PD-së Basha ka arritur një marrëveshje që ky i fundit të jetë pjesë e listave fituese të demokratëve në Shkodër. Më shumë pretendime dhe pa një marrëveshje duket se janë kreu i PR-së, Fatmir Mediu, kreu i PAA-së, Agron Duka dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Për “Panorama”, Mediu ka deklaruar se nga PD nuk kërkon të marrë asgjë më shumë sesa ajo që republikanët do të mund të merrnin po të garonin të vetëm. Pa një marrëveshje Basha është me kreun e PBDNJ-së, Dule, i cili gjithashtu ka më shumë pretendime sesa përfshirja e emrit të tij në listat e PD.

Dule ka pohuar për “Panorama” se ende nuk ka një dakordësi me Bashën, duke mos pasur një vendimmarrje konkrete për të qenë në listat e PD-së apo për të hyrë i vetëm në zgjedhje.

Edhe kreu i PAA-së, Agron Duka, njoftoi në mbrëmje se vetëm sot pritet të ketë një vendim nëse forca e tij politike do të dalë e vetme në zgjedhje apo do të bëhet pjesë e listave të PD.

Basha nuk i ka garantuar aleatit më të ri, Eduard Ndocaj, një vend të sigurt në listat e PD-së, duke bërë që ky i fundit të prishë marrëveshjen me opozitën duke dalë i vetëm në zgjedhje.

/ma.me

Next Post
Rusi/ Prangosen 4 terroristë të ISIS-it, po përgatisnin një sulm kundër transportit publik

Rusi/ Prangosen 4 terroristë të ISIS-it, po përgatisnin një sulm kundër transportit publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In