• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Listat e Partisë Demokratike, lista pa kurajo politike

by Ervis Iljazaj
14/03/2025 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Të hartosh listat për kandidatë për deputetë të një partie nuk është aspak e lehtë. Është ndoshta nga operacionet politike më të vështira dhe që i bën me dhimbje koke drejtuesit e partive më shumë se çdo gjë tjetër. Është një vendimarrje që kërkon të ruajë shumë balanca, të marrë në konsideratë shumë realitete dhe të vlerësojë kontribute të ndryshme me qëllim fitoren e zgjedhjve politike. E duke qenë se është një vendim i tillë, ku pjesa më e madhe e anëtarësisë së lartë të partisë aspiron të bëhen deputetë, lë mbrapa dhe shumë pakenaqësi. Ashtu sikurse ndodhi me Partinë Demokratike, ku ndryshe nga Patia Socialiste pakqënaqësitë u shprehën hapur dhe me revoltë në ndonjë rast.

Pritshmëritë dhe interesi për listat e Partisë Demokratike ishin tepër të larta, për shkak se ka 12 vite në opozitë, dhe padyshim që duhet të ishin të mirëmenduara duke qenë se janë një nga elementët kryesorë për të bërë të mundur rotacionin politik përballë një super-pushteti dhe një makinerie elektorale si Partia Socialiste. Ato shprehin vizionin, qëllimin dhe ambiciet e një partie politike.

Është shumë vështirë t’i vendosësh një emërues të përbashkët listave të Partisë Demokratike pasi ato nuk reflektojnë një metedë të caktuar apo një logjikë politike të saktë në hartimin e tyre. Edhe primaret që u zhvilluan, që mund të shërbenin si një parim bazë për hartimin e listave, u shbënë dhe u hodhën në kosh nga kryetari i saj Sali Berisha.

Megjithatë, një përcaktim të përbashkët e kanë. Ato japin ndjesinë sikur nuk reflektojnë asnjë risi, nuk japin asnjë mesazh, apo asnjë sjellje ndryshe politike. Janë të njëjtit njerëz, të njëjtat fytyra dhe e njëjta retorikë politike me të cilët Partia Demokratike paraqitet para shqiptarëve për shumë vite me radhë. Si të thuash, janë lista që nuk tregojnë kurajo politike apo guxim për të fituar.

Ndërkohë që nga Partia Demokratike, e cila ka 12 vite në opzitë dhë përballet në këto zgjdhje me një super pushtet, pritej diçka më shumë. Pritej të guxonte më shumë në emra, në filozofi dhe në vizion për të fituar konsensusin e shqiptarëve në 11 maj. Këto lista tregojnë ruajtjen e një statusquo-je brenda PD-së. Nuk reflektojnë asnjë lloj hapje të partisë ndaj shoqërisë, dhe asnjë thirrje për koalicion të gjerë me shqiptarët kundër kësaj qeverie.

Dhe për të mundësuar këtë operacion politik, Partia Demokratike dhe Sali Berisha kishin të gjitha mundësitë. Kishin njerëz të rinj, rezulatet e primareve, madje kishin edhe persoanazhe publike me peshë që e kanë mbështetur gjatë kohës së saj në opozitë. Mirëpo asgjë nga këto nuk u pasqyrohet në listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.

Po të shikosh listën e mbyllur të Tiranës, me ndonjë përjashtim të vogël, ajo është një pasqyrim perfekt i tranzicionit shqiptar. Emra të konsumuar dhe të stër-konsumuar. Në fakt, ata që në Tiranë janë në listën e hapur duhet të ishin në listë të mbyllur dhe anasjelltas. Pra, listat kështu siç janë, kanë një logjikë politike tërësisht të përmbysur, e cila reflekton frikë dhe aspak besim.

Frikë në dy dimensione. Frikë nga fitorja dhe frikë nga rinovimi i partisë. Frikë nga fitorja pasi të gjithë figurat politike me peshë të partisë janë vendosur në lista të sigurtë, duke ulur ndjeshëm angazhimin e tyre në zgjedhjet parlamentare. Madje, duke qenë se të gjithë u turrën për të patur një vend të sigurtë, ndoshta tregon mosbesim te fitorja e 11 majit. Frikë nga rinovimi i partisë, pasi në emrat e listave janë po të njëjtët njerëz dhe emrat që kanë kohë në politikën shqitare. Pas 11 majit, Partia Demokratike do të jetë po e njëjtë, me të njëjtin kryetar dhe me të njëjtët përfaqësues politik si shumë vite me radhë, duke refuzuar t’i përshatet kohës politike. Nëse kjo strategji do të jetë fituese mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt, ajo do të vazhdojë të jetë partia e Sali Berishës, pavarësisht nëse humbet apo fiton.

Next Post
“Prokurorë alla-Enver këtu nuk ka”, Ndreca ironi me Vokshin: Një inxhiniere tekstile s’ma tregon dot ligjin!

Deputeti i PS, Ndreca: PD ka nevojë për rinovim, ja strategjia që ka zgjedhur PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In