• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Listat e ndara, ishin gabim taktik”/ Xhelal Mziu: LSI ka bërë një zgjedhje të gabuar

by Java News
06/07/2021 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi i qarkut të Dibrës nga radhët e Partisë Demokratike, Xhelal Mziu në një intervistë, ka dhënë detaje mbi analizën e brendshme që kjo forcë politike po bën në kuadër të rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Mziu tha se sa i takon rezultatit të Dibrës ai është ndikuar më së shumti nga faktorë të jashtëm, përfshirë edhe dalja në një koalicion më vete me LSI-në, që sipas deputetit të zgjedhur nga PD ishte një gabim taktik.

Mziu tha se qeveria ushtroi të gjithë ndikimin e saj duke fryrë administratën dhe paratë publike.

“Janë përdorur para pafund nga qeveria, jemi i vetmi qark që kemikapur punonjës shtetëror që shpërndanin para në këmbim të blerjes së votave, kanë ushtruar presion të jashtëzakonshëm ndaj administratës shtetërore, madje dhe ndaj pensionistëve.

Është fryrë administrata publike në të gjitha bashkitë e qarkut të Dibrës. Çudia më e madhe ka ndodhur edhe me ndihmën ekonomike, duke futur familje pa kriter dhe duke ulur shumën e ndihmës që përfitonin familjet e tjera.

Janë dhenë pafundësisht subvecione për bujqësinë tre ditët e fundit të fushatës, janë dhënë masivisht leje legalizimi, është shpërndarë pagë lufte për herë të parë, edhe pse pandemia kishte vazhduar prej 14 muajsh, janë bërë investime elektorale, është përdorur policia.

7% e votave kanë dalë të pavlefshme, fleta e votimit i ka ngatërruar qytetarët, numri i tyre ishte i jashtëzakonshëm, një gjysmë mandati ka ikur për shkak të këtij fenomeni. Tashmë të gjithë e shohin qartë se tjetërsimi i votave ka qenë shumë i sofistikuar, duke krijuar një mazhorancë fiktive”, u shpreh Mziu.

A ndikoi ndarja me LSI?

Mziu: Është e vërtetë që ne ishim në koalicion me lista të veçanta, unë kam qenë partizan që të ishim me listë të përbashkët, në qarkun e Dibrës u harxhuan energji dhe për betejën mes dy partive edhe pse ishin në opozitë.

Nëse do të kishim qenë në koalicion do të kishim një rezultat tjetër, LSI ka bërë një zgjedhje të gabuar. Nuk ka pasur faktorë të brendshëm që të kenë ndikuar në rezultat, ne kemi një rritje të rezultatit në krahasim me zgjedhjet e kaluara, pati një unifikim të demokratëve./Fax

/m.j

Next Post
Ishte larguar prej dy ditësh nga shtëpia, gjendet në Sarandë 12-vjeçari, babai me lot në sy: Eshtë larguar dhe herë tjetër

Ishte larguar prej dy ditësh nga shtëpia, gjendet në Sarandë 12-vjeçari, babai me lot në sy: Eshtë larguar dhe herë tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

March 16, 2026
Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

March 16, 2026
Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

March 16, 2026
Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

March 16, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

March 16, 2026
Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

March 16, 2026
Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In