• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Listat e hapura, aleatët e PD: Jemi pro, Basha të qartësojë qëndrimin

by Java News
22/10/2016 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kulmin e debatit mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe reflektimeve e ndasive të partive mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vitin 2017, mbetet të shihet sesi propozimi i LSI-së, për lista të hapura do të përfundojë edhe pse e kundërshtuar nga PS-ja e PD-ja. (Lista të hapura, kur votuesi ka mundësi të shënojë një ose më shumë kandidatë që  preferojnë në listën për deputetë që ka secila nga partitë). Për PD-në, sistemi me listë të hapur, ndonëse është i pranueshëm, paraqet vështirësi për t’u zbatuar. Ndërsa PS-ja, është shprehur se debati më i rëndësishëm që duhet të zhvillohet është debati për të drejtën e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë. Komisioni i Reformës Zgjedhore, ndonëse është në limitet kohore, edhe pse në të përfaqësohen nga 4 parti, për partitë e vogla, situata është alarmante.

Të tillë e sheh kreu i Partisë Republikane, ku në një prononcim për gazetën “Koha Jonë”, Fatmir Mediu, thekson se jemi në kushte të paligjshmërisë totale, ku qeveria po favorizon kriminalizimim jo vetëm të politikës por edhe të gjithë shoqërisë. Sipas tij, të tilla situata do krijojnë probleme afatgjatë siç ndodh në Kolumbi dhe Meksikë. “Mbështetja e trafikut të drogës nga qeveria është fundi i shtetit. Po ashtu Parlamenti është kthyer në një institucion pa vlerë që s’ka asnjë forcë kontrolli mbi qeverinë, për shkak të një maxhorance që është bërë pjesë me qeverinë në kriminalizimin e shoqërisë dhe korrupsionin. I vetmi qëllim është pushteti nëpërmjet varfërisë, frikës, emigracionit masiv, drogës dhe parave të saj”,- shprehet Mediu. Për të përballuar këtë situatë, aleati i PD-së, kërkon që opozita të këtë një strategji, për të cilën është naive dhe e pafalshme të legjitimojë këtë pushtet. Për Mediun, debati nuk duhet të referohet për kohën, por më së shumti tek mospasja e një procesi normal ku refuzimi i reformës zgjedhore është tregues i qartë vendimit të tyre për të manipuluar zgjedhjet.

Ndryshe nga Mediu, aleati tjetër i PD-së, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, i cili e kundërshton vendimin e PD-së për refuzimin e propozimit për lista të hapura në zgjedhje e 2017. Agron Duka, pohon se është shprehur pro lista të hapura, e për këtë e ka një arsye. “Jam për lista të hapura sepse me lista të mbyllura deputetët e partive të mëdha nuk votohen por emërohen nga kryetarët e tyre, ata nuk votohen drejtpërdrejtë, por votohen subjektet politike”.  Edhe pse pro listave të hapura, ai e sheh se në këtë formë, në parlament do të vijnë deputetë nuk kanë integritetin e duhur. Edhe për Dukën, justifikimi kohë nuk vlen, ku çmon që të ketë vullnet politik. Gjithashtu, kreu i PAA-së kërkon që të kemi një sistem proporcional me korrektim kombëtar, kërkesë kjo edhe e partive të vogla, si dhe votimi elektronik, gjithashtu e kundërshtuar edhe nga PD-ja tashmë. “Unë mendoj dhe besoj që, në se ka vullnet politik, koha është e mjaftueshme që të kalohet në një sistem zgjedhor proporcional rajonal me korrektim kombëtar si dhe numërimi të bëhet në mënyrë elektronike ose administrata zgjedhore të jetë apolitike”,- deklaron Agron Duka.

Kreu i PBKD-së

Roshi: Zgjedhjet mund të shtypen edhe në shtatorin e 2017-ës

Edhe për kreun e Partisë Ballit Kombëtar Demokrat, duhet që në vend të realizohen zgjedhje të lira, pra të ndërtojmë një Kod Zgjedhor që të garantojë ato edhe përtej afateve të zgjedhjeve 4-vjeçare. Artur Roshi, deklaron se edhe mund të shtyhen zgjedhjet, kjo edhe për në Shtator. “Në Kuvend nuk ka asnjë vlerë qenia e saj kur nuk bëhet fjalë për të bërë atë që duhet në raport me votën e lirë. Opozita ka momentin e saj që përveç riorganizimit strukturor të saj edhe të testojë mbështetjen popullore të saj nëpërmjet një proteste kundër tjetërsimit të votës së lirë”,-shprehet Roshi. Sigurisht që jam për lista të hapura, deklaron kreu I PBKD-së por shton se ato dhe mund të ndikojnë në sistem aq sa edhe elementët e tjerë si financimi, balanca mediatike etj. “Determinuese për kodin është numërimi elektronik biometrik, pra adresimi i saktë i votës së qytetarit”. Më tej, aleati i PD-së, vë theksin dhe sheh si problematik se, besimi i Shqiptarëve është i lidhur me trafikimin e votës. “Njerëzve ju vjen besimi nga morali dhe idetë politike-ekonomike për një jetë përtej ankthit të ekzistencës njerëzore sado para të kenë nga trafiku hajdutët e besimit të qytetarëve (votave)”.

Kreu i PLL-së

Gjana: PD-ja të qartësojë qëndrimin

Kreu i Partisë Lëvizja Legaliteti, pohon se opozita mund të luajë një rol vendimtar duke mos bërë lëshime. Sulejman Gjana, e pranon që PD-ja i ka marrë në bazë disa nga propozimet, por shton se nuk kanë një pozicion të qartë nga PD-ja, kjo edhe për votimin elektronik. “Partitë e tjera kërkojmë një sistem proporcional në rang vendi (pra vetëm me një zonë elektorale) me lista të hapura dhe pa prag ose minimalisht korrektimin kombëtar të sistemit aktual. Ata që pretendojnë se nuk ka kohë të mjaftueshme për implementimin e votimit elektronik përpiqen të mashtrojnë qytetarët për llogari politike dhe partiake. Listat e hapura nuk duhet të frikësojnë askënd dhe nuk mund të mbahet peng mbarëvajtja e demokracisë, shtetit dhe institucioneve nga interesat individuale apo partiake. Listat e hapura ofrojnë shumë avantazhe sidomos në kontekstin shqiptar”. Ai shton edhe se: “Mendojmë se koalicionet që do të krijohen për zgjedhjet e vitit të ardhshëm duhet të konsiderojnë edhe hartimin e listave të përbashkëta për të thjeshtësuar procesin dhe shtuar besimin e qytetarëve te koalicionet dhe alternativat e ndryshme”.

Kreu i PKB-së

Alimadhi:Komisioni nuk bëri asgjë, shqiptarët do t’i ndëshkojnë me votë

Kreu i Partisë Balli Kombëtar Shqiptar, Adriatik Alimadhi, shton se kjo është një lojë e të gjithëve aktorëve politik që kanë gatuar në këto 25 vite, një fenomen të shëmtuar vjedhjen e votës, deformimin e proceseve demokratike dhe kjo ka ndikuar në prishjen e imazhit të Shqipërisë. “Ata kanë instaluar në këto vite sistemin më të poshtër dhe që dëmton rëndë Shqipërinë, por mendoj se shqiptarët janë zgjuar dhe tashmë kanë kuptuar se PS-ja, PD-ja, kanë humbur boshtin qendror të programit të tyre dhe i kanë gënjyer dhe mashtruar shqiptarët dhe në zgjedhjet e 2017, jam i sigurt që vet shqiptarët do t’i ndëshkojnë me votën e tyre, ashtu siç grekët humbën besimin tek partitë e mëdha, prandaj ata rrëzojnë kërkesat e partive të vogla, mos u çudisni se zgjedhjet po vijnë dhe ata që kërkojnë të shkojnë me këtë sistem”.

Next Post

Babai tentoi të shpëtonte të birin, bien të dy nga pallati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In