15 shkurti është dita e shtetësisë së Republikës së Serbisë. Përfaqësuesit e serbëve në vend, në përkrahje nga ata të Qeverisë së Beogradit, synojnë që në të njëjtën datë ta bëjnë edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Simbolikisht ata dëshirojnë që t’i lidhin këto dy ngjarje në një datë të njëjtë, që të forcojnë edhe më shumë bindjen se ata dhe Qeveria e Beogradit i bashkërendojnë veprimet e tyre.
Partia më e madhe në vend, PDK, një veprim të tillë të mundshëm e cilëson si tendencioz që do të shkaktonte reaksione për të cilat askush nuk është i interesuar.
Ngjashëm mendojnë edhe në LDK, citohet”Tribuna Channel”. (b.an)