• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Lista Serbe nuk jep konsensus, qeveria kosovare ndryshon ligjin për formimin e ushtrisë

by A R
09/07/2016 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të përballur me kundërshtimin e Listës Serbe për ndryshimet Kushtetuese për formimin e Forcës së Armatosur të Kosovës (FAK), institucionet e vendit tashmë janë duke shqyrtuar që Ushtrinë ta bëjnë në një formë tjetër.

Kjo po synohet të arrihet përmes ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke mundësuar rritjen e kapaciteteve dhe buxhetin për FSK-në.

Një propozim i tillë është dhënë kohë më parë nga deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani. Tani për tani të njëjtën mundësi për formimin e Ushtrisë së Kosovës, me anë të ndryshimit të ligjit për FSK-në e sheh edhe Nuredin Ibishi, deputet dhe anëtar i Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga radhët e LDK-së.

Ai në një deklaratë për lajmi.net ka thënë se po pritet të bëhet ndryshimi dhe plotësimi i këtij ligji i cili nënkupton zhvillim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të Sektorit Strategjik të Sigurisë.

“Tash për tash e vetmja mundësi mbetët kjo që të bëhet me ndryshimin e ligjit për FSK-në,  që substacialisht  nuk do të ndryshonte përveç emrit, zhvillimit të vazhdueshëm dhe gjithçka që është planifikuar  me ndryshimin Strategjik  të Sigurisë, e cila jep mundësi që për një kohë të shkurtër FSK-ja të vazhdojë me ngritjen e kapaciteteve”, ka thënë Ibishi.

Çështja e formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, ishte premtuar që do të ndodh shumë shpjet nga Hashim Thaçi gjatë vitit 2014 kur ishte kryeministër. Ai në përvjetorin e shënimit të 17 shkurtit, ushtarëve të FSK-së u kishte thënë se përvjetorin e ardhshëm ditën e pavarësisë, Kosova do ta shënojë me ushtri.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende, për shkak të kundërshtimit të Listës Serbe, pa votën e së cilës nuk mund të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese, ku kërkohet 2/ 3 e deputetëve.

Vjosa Osmani deputete e LDK-së ka bërë thirrje që Kosova të formojë ushtrinë sa më shpejtë. Ajo në një intervistë për lajmi.net, javë më parë, ka thënë se Kosova mund ta formojë ushtrinë me ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për FSK-në, pa ndryshim të emrit të cilën Lista Serbe nuk mund ta pengojë.

“Kushtetuta kërkon ndryshimin nëpërmjet votimit të dyfishtë me 2/3, mirëpo për t’a shndërruar FSK-në në ushtri në gjithçka përpos emrit, ne mund t’a bëjmë këtë duke ndryshuar të gjitha ligjet që përcaktojnë Misionin, kapacitetet, armatimin dhe të gjitha çështjet e tjera që në praktikë e bëjnë një ushtri. Për ndryshimin e ligjeve nuk duhen 2/3. Natyrisht ligjet për interes vital kërkojnë një shumicë më të lartë (edhe pse as ato nuk kërkojnë 2/3, por thjeshtë votim të dyfishtë), mirëpo ligjet për FSK-në nuk bëjnë në këtë kategori”, kishte thënë Osmani.

Projektligji për FAK-un parasheh që ushtria e Kosovës të ketë rreth pesëmijë ushtarë aktivë dhe rreth tremijë rezervë, që do të jenë përafërsisht të njëjtë me shtarët e shteteve në rajon./ lajmi.net/a.m.

Next Post

Rusia dëbon dy diplomatë amerikanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

April 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

April 10, 2026
Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In