• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

LISTA/ Reforma zgjedhore, të gjitha kërkesat e OSBE-ODIHR

by
31/01/2016 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

OSBE

Nga Suela Topi

Të paktën 29 rekomandime  të bëra nga OSBE/ODIHR  pas zgjedhjeve vendore të  vitit 2013 dhe 23 rekomandime  të ardhura nga vëzhguesit  ndërkombëtarë pas zgjedhjeve  lokale të vitit 2015-s, janë kryefjala e  reformës zgjedhore, që pritet të nisë  së shpejti. Vëzhguesit ndërkombëtarë,  pasi ndjekin procesin parazgjedhor,  ditën e zgjedhjeve, por  dhe procesin e nxjerrjes së rezultateve  apo ankimimeve, përgatisin një  raport final për çdo problematikë të  hasur në garën elektorale. Ky raport,  që vjen disa javë pas procesit zgjedhor,  përcjell rekomandime konkrete  që synojnë të përmirësojnë zhvillimin  e zgjedhjeve në Shqipëri dhe që t’i  sjellin ato plotësisht në përputhje me  angazhimet e OSBE-së dhe standardet  e tjera ndërkombëtare për zgjedhje  demokratike. Por pas zgjedhjeve  parlamentare të vitit 2013 mungoi  një reflektim ligjor i politikës mbi këto  rekomandime, ndërkohë që ato u  pasuan dhe nga rekomandimet e bëra  pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2015.  Një rekomandim konstant i vëzhguesve  ndërkombëtarë është eliminimi  i çdo presioni politik mbi administratën  publike, garancia për mundësi  të barabartë për çdo garues, mes të  cilëve dhe të pavarurit, shfuqizimi i dispozitave  penale mbi shpifjen për të garantuar  lirinë e fjalës apo edhe rritja e  transparencës së fushatës elektorale.

Rekomandime prioritare

1. Vëmendje duhet të kushtohet për të sqaruar dispozitat e Kodit Zgjedhor të  cilat përkufizojnë aktet normative dhe  akte të tjera që duhet të miratohen  vetëm me një shumicë të cilësuar, si  dhe për të harmonizuar përkufizimet  e zbatueshme me Ligjin për Gjykatat  Administrative.

2. Në mënyrë që të garantohet barazia e votës, caktimi i numrit të mandateve  për zonat zgjedhore duhet të bazohet  në statistikat e fundit mbi shpërndarjen  e popullsisë, sikurse përcaktohet  me ligj.

3. Kodi Zgjedhor mund të ndryshohet për të ndaluar zëvendësimin diskrecional të anëtarëve të KZAZ-ve nga  partitë politike.

4. Autoritetet dhe partitë politike mund të konsiderojnë marrjen e hapave më të vendosura për të siguruar që nuk ushtrohet  presion mbi punonjësit e sektorit  publik, aktivistët politikë si dhe persona  të tjerë për të marrë pjesë në veprimtarinë  e fushatës ose për të votuar në  një mënyrë të caktuar.

5. Vëmendje mund t’i kushtohet ndryshimit të nenit 84.1 të Kodit Zgjedhor,  duke sqaruar më tej se çdo material  i lidhur me fushatën, i përgatitur nga  subjektet zgjedhore duhet të identifikohet  si material propagandistik dhe të  mos detyrohen transmetuesit të transmetojnë  në edicionet informative materiale  të tilla të regjistruara më parë.

6. Kodi Zgjedhor duhet të garantojë të drejtat e të gjitha palëve të interesuara për të paraqitur ankesa  administrative.

7. Kolegji Zgjedhor duhet të veprojë brenda kompetencave të tij dhe duhet ta detyrojë KQZ-në të miratojë  vendimet e kërkuara.

8. Planvendosja e VNV-ve duhet t’u krijojë mundësinë vëzhguesve t’i ndjekin  siç duhet të gjitha aspektet e numërimit  dhe nxjerrjes së rezultateve.

9. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor mund të sigurojnë që të gjithë vëzhguesit e akredituar të kenë akses të barabartë  për kopjet e tabelave të rezultateve të  QV-ve dhe ZAZ-ve.

Rekomandime te tjera/ Kuadri ligjor

10. Rekomandohet që dispozitat penale mbi shpifjen të shfuqizohen plotësisht dhe të rregullohen nga legjislacioni civil,  në mënyrë që të mos kufizohet padrejtësisht  liria e shprehjes.

11. Rekomandohen dispozita të cilat sigurojnë të drejta të barabarta për kandidatët e pavarur.

Administrata zgjedhore

12. Duhet të sigurohet pavarësia institucionale e KQZ-së.

13. Vëmendje mund t’i kushtohet vendosjes  së kuotave gjinore për KQV-të  dhe grupet e numërimit në administratën  zgjedhore.

Teknologjitë e reja të votimit

14. Rekomandohet që çdo zbatim i projekteve pilote SEV dhe SEN të përcaktuara  me ligj, të fillojë kohë më parë  sesa zgjedhjet e ardhshme, duke përfshirë  përgatitje të domosdoshme të  tilla si miratimi i akteve nënligjore të  detajuara dhe testimi i sistemeve.

Regjistrimi i zgjedhësve 

15. Duhet të vazhdojë dhe të intensifikohet bashkëpunimi mes institucioneve qendrore dhe vendore në lidhje me  masat për të zvogëluar numrin e regjistrimeve  të dyshuara si të dubluara dhe  numrin e zgjedhësve pa kod adrese të  plotë, në mënyrë që të zgjidhen problemet  e mbetura në lidhje me saktësinë  e të dhënave për zgjedhësit.

16. Vëmendje mund t’i kushtohet ndërprerjes së praktikës së heqjes së zgjedhësve mbi moshën 100 vjeç nga listat e  zgjedhësve dhe përfshirjes së masave  jodiskriminuese për eliminimin e zgjedhësve  që nuk jetojnë më.

17. Vëmendje duhet t’i kushtohet promovimit të mëtejshëm të kandidateve  gra. Gjithashtu, Kodi Zgjedhor mund  të ndryshohet për të parashikuar pozicionim  më të ekuilibruar dhe të qën drueshëm të kandidateve gra në listat  e partive politike.

Fushata zgjedhore 

18. Abuzimi me burimet shtetërore, përfshirë burimet njerëzore, për qëllime të fushatës zgjedhore mund të ndalohet  në mënyrë më të efektshme nëpërmjet  zbatimit më të mirë të ligjit dhe vënies  përpara përgjegjësisë të personave që  e shkelin atë.

19. Institucionet e zbatimit të ligjit mund të rrisin përpjekjet për identifikimin,  hetimin dhe ngritjen e akuzave  për rastet e blerjes së votave.

Financimi i fushatës

20. Për të rritur transparencën e financimit të fushatës, rekomandohet të detyrohen  pjesëmarrësit në zgjedhje t’i  raportojnë rregullisht KQZ-së të gjitha  të ardhurat dhe shpenzimet për qëllime  fushate dhe t’i kërkohet KQZ-së që të  publikojë raporte paraprake të financimit  të fushatës përpara ditës së zgjedhjeve.

Media

21. Vëmendje mund t’i kushtohet emërimit në kohë të anëtarëve të  BMM-së dhe sigurimit të një procesi  gjithëpërfshirës për të gjitha organizatat  jofitimprurëse mediatike,

22. Vëmendje mund t’i kushtohet përcaktimit të mëtejshëm të detyrave dhe përgjegjësive të BMM-së, duke përfshirë  procedura për shqyrtimin e ankesave  dhe pasjen e më shumë trajnimeve  për stafin monitorues të medias.

23. Me qëllim rritjen e pjesëmarrjes dhe dukshmërisë së grave në fushatën  zgjedhore, transmetuesi publik mund  të ketë në vëmendje nxitjen aktive të  pjesëmarrjes së grave duke mundësuar  mbulim më të gjerë për kandidatet  gra në edicionet informative, ndërsa  BMM-ja mund të përfshijë një komponent  gjinor në metodologjinë e tij për  monitorimin e medias.

Ankimi në rrugë administrative  dhe gjyqësore 

24. Vëmendje mund t’i kushtohet shkurtimit të afatit për gjykimin e çështjeve parazgjedhore nga Kolegji Zgjedhor.

25. Gjykata Kushtetuese duhet të mos refuzojë në mënyrë të papërshtatshme  juridiksionin për rishikimin e vendimeve  të Kolegjit Zgjedhor.

26. KQZ-ja mund t’i kushtojë vëmendje miratimit të akteve nënligjore të cilat  do të krijonin për depozitimin dhe  gjykimin e ankesave që kanë të bëjnë  me fushatën për komisionet zgjedhore  të të gjitha niveleve, duke parashikuar  juridiksion dhe afate të qarta.

Vëzhguesit vendorë  dhe ndërkombëtarë 

27. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor mund të parashikojnë akreditimin e përfaqësuesve të medias si të tillë dhe  jo si vëzhgues, dhe t’u garantojnë vëzhguesve  vendorë të drejta të barabarta  me vëzhguesit e partive politike.

Votimi dhe numërimi

28. Të gjithë aktorët duhet të respektojnë ndarjen e qartë mes vëzhgimit nga ana e përfaqësuesve të partive  politike dhe punës së administratës  zgjedhore, dhe të respektojnë dispozitat  e ligjit.  Zhvillimet paszgjedhore

29. Vëmendje duhet t’i kushtohet krijimit të një procesi ligjor më  të efektshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve  mbi rezultatet, ku  çështjet të shqyrtohen në shkallë të  parë të gjykimit dhe të parashikohet  e drejta për ankim në rrugë gjyqësore.  KQZ-ja duhet të shqyrtojë në themel  të gjitha provat përkatëse gjatë  gjykimit të ankesave paszgjedhore.

 OSBE/ODIHR:  Komisionerë jopartiakë  në të gjitha nivelet 

Rekomandimet e bëra pas vitit  2015 sjellin për herë të parë  në vëmendjen e politikës vendosjen  e komisionerëve jopolitikë  në çdo nivel të komisioneve zgjedhore  ndërkohë që theksohet nevoja për  të penguar blerjen apo identifikimin e  votës, eliminimin e ndikimeve mbi median  apo edhe publikimin e materialeve  të përgatitura nga zyrat e partive.

1. Vëmendje duhet t’i jepet rritjes së pavarësisë, paanësisë dhe kapacitetit profesional të komisioneve zgjedhore. Ligji  mund të ndryshohet në mënyrë që të lejojë  caktimin e komisionerëve jo partiak  në të gjitha nivelet dhe në këtë mënyrë  të depolitizohet administrimi zgjedhor.

2. Kodi Zgjedhor duhet të ishte ndryshuar në mënyrë që të eliminonte  mangësitë dhe paqartësitë e identifikuara  në raportet e mëparshme të  OSBE/ODIHR-it.

3. Kuadri ligjor që rregullon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore duhet  të rishikohet lidhur me subjektet që  kanë të drejtë ankimimi, afatet për  gjykimin e ankesave dhe juridiksionin  mbi listat e zgjedhësve dhe ankesat  e lidhura me fushatën.

4. Çdo lidhje midis votës dhe një zgjedhësi specifik nuk duhet të jetë  e mundur.

5. Dispozitat penale për shpifje duhet të shfuqizohen.

6. Komisionet Zgjedhore dhe gjykatat duhet të shqyrtojnë përmbajtjen e të gjitha provave.

7. Vëmendje duhet t’i kushtohet shfuqizimit të dispozitës të Kodit Zgjedhor  që lejon filmimet e prodhuara nga  partitë politike të transmetohen në  lajme.

8. Afatet e përshpejtuara për dorëzimin e raporteve financiare tek audituesit  e KQZ-së dhe publikimi i tyre në  kohë duhet të përcaktohen ligjërisht.

9. Kufizimet e përgjithshme të së drejtës për të votuar të personave  me aftësi të kufizuara mendore  duhet të hiqen ose duhet të vendoset  rast pas rasti, duke u bazuar në rrethanat specifike.

10. Të gjithë zgjedhësve duhet t’u caktohet një kod i saktë identifikues.  Autoritetet duhet të hetojnë në kohë  pretendimet për zgjedhës të shtuar në  regjistrin civil dhe listat e zgjedhësve  në kundërshtim me ligjin.

11. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve duhet të jenë të qarta para zgjedhjeve.

12. Kodi Zgjedhor duhet të përfshijë dispozita në lidhje me kohën dhe  kushtet për tërheqjen nga gara të  kandidatëve të regjistruar.

13. Autoritetet dhe partitë politike duhet të sigurohen që të mos ushtrohet presion ndaj punonjësve të sektorit  publik dhe mos keqpërdoren burimet  shtetërore për qëllime elektorale.

14. Blerja e votës duhet të përcaktohet qartë në ligj dhe duhet të jetë subjekt i sanksioneve efektive në përpjesëtim  më shkeljen e kryer.

15. Kandidatëve të pavarur duhet t’u sigurohet akses i barabartë i fondeve publike.

16. Anëtarët e AMA-së duhet të emërohen në një mënyrë që të sigurojnë pavarësinë e saj nga politika.

17. Kodi Zgjedhor duhet të qartësojë dispozitat për sanksionet për mbulim mediatik të pabalancuar.

18. Autoritetet duhet të mendojnë për të fuqizuar transmetuesin publik shtetëror.

19. Të dhëna të sakta mbi pronësinë e mediave duhet të bëhen publike, në mënyrë që të zbulohen ndikimet  e mundshme në politikat editoriale.

20 .Nevojiten programe edukuese për nevojat e komuniteteve rome dhe egjiptiane.

21. Për të siguruar zgjidhje efektive, duhet të respektohen afatet ligjore për gjykimin e ankesave.

22. Duhen masa shtesë për të garantuar votën e zgjedhësve me lëvizshmëri të kufizuar.

23. Vëmendje duhet t’i kushtohet rritjes së transparencës në procesin e nxjerrjes së rezultateve./Shekulli/

Next Post

Nga Nano te Ksera: 8 politikanët që provuan pranga në 25 vitet e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam djali i mbretëreshës, nuk mund të ma bëni këtë”/ Reagimi i ashpër i ish-Princit Andrew kur u dëbua nga rezidenca mbretërore

“Jam djali i mbretëreshës, nuk mund të ma bëni këtë”/ Reagimi i ashpër i ish-Princit Andrew kur u dëbua nga rezidenca mbretërore

February 22, 2026
Deri 80% e banorëve të rritur të Shqipërisë as agjërojnë dhe as mbajnë kreshmë

Deri 80% e banorëve të rritur të Shqipërisë as agjërojnë dhe as mbajnë kreshmë

February 22, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 23 shkurt 2026

February 22, 2026
“Më ofendoi prandaj e qëllova”/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

“Më ofendoi prandaj e qëllova”/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

February 22, 2026
Armët e paligjshme kërcënim për qytetarët/ Vetëm në dy muaj të 2026, sekuestrohen 83 armë zjarri

Armët e paligjshme kërcënim për qytetarët/ Vetëm në dy muaj të 2026, sekuestrohen 83 armë zjarri

February 22, 2026
Lidh fshatin Kuç me Qeparoin, çahet rruga e lumit të Vlorës, dyshohet të jetë shkaktuar nga…

Lidh fshatin Kuç me Qeparoin, çahet rruga e lumit të Vlorës, dyshohet të jetë shkaktuar nga…

February 22, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

February 22, 2026
Ilir Vrenozi rrëfen takimet me Metën në Presidencë: Jemi bërë miq! Me kënaqësi do ta vizitoja në burg, por…

Ilir Vrenozi rrëfen takimet me Metën në Presidencë: Jemi bërë miq! Me kënaqësi do ta vizitoja në burg, por…

February 22, 2026
Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

February 22, 2026
Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In