• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lista kërcënuese ndaj Metës”, vetëm “dixhitali” i Berishës objektiv?!

by A R
13/07/2017 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, i është bashkuar zërave kritikë ndaj të ashtuquajturës “listë e zezë” publikuar nga kryeministri Rama, ku ishin emerat e 100 zyrtarëve të denoncuar nga qytetarët.

Berisha shkruan se lista e publikuar nga Rama është skandaloze, pasi nuk ka asnjë provë ndaj personave që akuzohen.

Berisha shkruan se lista është bërë për të denigruar Mentor Petrelën, pasi sipas tij, ai ka njohuri për shëndetin mendor të Ramës. Po ashtu Berisha shkruan se lista vjen edhe si presion ndaj Metës.

Edhe pse akuzon për listën, në fakt Berisha prej kohësh publikon pikërisht mesazhe publike nga “qytetari dixhital” për zyrtarë të ndryshëm…

Statusi i Berishës

Edvin Kristaq Rama, ne nje akt te pashembullt, antiligjor, antikushtetues botoi listen e tij te zeze apo listen e urrejtjes, hakmarrjes dhe gjahut te shtrigave. Ai, sikur te ishte ne mjekim pa rezultat ne ndonje spital psiqiatrik, ka renditur ne liste 101 persona me emer ose funksione duke mos paraqitur asnje prove, fakt, deshmi apo dokument per asnjerin prej personave te akuzuar dhe i ka vendosur ne listen e tij te zeze.

Shkurt, njelloj si dikur per eterit e tij, akuza eshte njekohesisht dhe prova e fajsise se te akuzuarit!

Ne te vertet, historia e listave te zeza eshte histori diktaturash mizore. Keshtu, ne vitet e para pas luftes, eterit e Edi Rames, per te mbjelle terror mbushnin muret e shkollave dhe ndertesave te tjera publike me listat emerore te armiqve te regjimit te varur apo pushkatuar ate dite apo ate jave.

Po keshtu, lista te zeza por top sekrete dhe jo publike mbante policia sekrete hoxhiste me emrat e personave qe do pushkatoheshin pa gjyqe ne rast te nje situate te veçante.

Prandaj dhe dje, nje mik i imi qe kishte patur emrin ne listat top sekret te sigurimit dhe qe femije kishte lexuar emrin e xhaxhit te tij, ne shkurt te vitit 1945, ne nje liste te varur ne nje shtylle se bashku me 8 emra te tjere te pushkatuar ate jave ne qarkun e Shkodres, i tronditur me shkruante dje se Rama u kthye tek shteti i listave!

E verteta eshte e vertete, lista e zeze eshte liste e zeze!

Mirepo konstatoj se lidhur me qellimet e listes se zeze te Edi Rames ka konfuzion.

Une mendoj se dy jane qellimet me kryesore te Edi Rames dhe listes se tij te zeze.

Njeri prej tyre edhe lidhet me Triesten, natyrisht jo me perpjekjen e Rames per te mbuluar deshtimin e tij te plote ne samit per sa u perket projekteve, siç kane shkruar dje ne media disa gazetare. Lista lidhet me Triesten me diçka tjeter qe nuk ka asnje lidhje me projektet.

Cilido qe lexon me vemendje te veçante listen, personazhet e saj konstaton se qellimi me kryesor i listes eshte nje perpjekje e ulet amorale per te perbaltur njerin prej personaliteteve me te shquara te shkences shqiptare te te gjitha koherave, mjekun e shquar me reputacion nderkombetar, Prof. Mentor Petrelen. Kurse emrat e ndonje narko-drejtori te Lal plehut etj, vendosur perbri tij jane thjesht per te maskuar sadopak qellimin me kryesor te listes.

Kjo goditje hakmarrese selektive duket se ka ne baze fajin e vetem te Prof. Petreles; njohurite qe ai ka, per shkak te profesionit, per shendetin mendor te autorit te listes, shendet qe tani perflitet gjeresisht ne kancelarite europiane, institucionet dhe takimet nderkombetare, perfshire dhe dje Triesten.

Rama mendon se shkak i kesaj peshperitje dhe perfolje nuk jane sjelljet, shperthimet e tij deliroze, afektive, halucinante me zyrtare shqiptar dhe te huaj, por dijenite e Prof. Petreles per shendetin e tij mendor dhe shkelja nga ana e tij e betimit te mjekut, gje qe Prof. Petrela nuk e ben kurre.

Mirepo kerkesa publike e Ilir Metes, pas zgjedhjes se tij president, per nje kontroll psiqiatrik te Rames por dhe disa takime e vizita diplomatesh ne neuropsiqiatri, i kane hedhur benzine zjarrit dhe kane bindur gjer ne fiksim Ramen se problemi i tij madhor nuk eshte shendeti i tij mendor por njohurite per shkak te profesionit, te kahershme dhe aktuale, te profesor Petreles, i cili me kushtetute eshte i detyruar ti japi cdo informacion konfidencial presidentit te Republikes ne detyre dhe atij te zgjedhur.

Perveç kesaj, Meta si president, ndonese me funksione kryesisht ceremoniale, prap se prap eshte kryetar i Keshillit te Sigurise Kombetare dhe padyshim shendeti mendor i kreut te ekzekutivit eshte nje problem madhor per sigurine kombetare dhe mund te behet ne çdo rast çeshtje paresore ne axhenden e Keshillit te Sigurise Kombetare.

Ketu dhe vetem ketu e ka burimin edhe kercenimi i Rames ndaj Metes per ti prishur ceremonine e betimit.

Keshtu qe, duke e listuar Prof. Petrelen ne listen e tij te zeze, ai beson se do mund te bej te pabesueshme apo ti shpalle se paku ne konflikt interesi njohurite per shkak te profesionit te Prof. Petreles per shendetin e tij mendor.

Qellimi i dyte madhor i listes se zeze Rama eshte ai qe e dine te gjithe, pra te perdore pushtetin ekzekutiv, Agaçin e tij, sekretar i pergjithshem i mafies shteterore per te linçuar publikisht cilindo qe nuk i paguan atij ryshfetin, gjoben apo nuk pranon cdo lloj kerkese antiligjore te tij per te mos hyre ne listen e zeze!

/a.m.

Next Post
Miss bum-bum bëhet sërish e virgjër: Dikujt dua t’i dhuroj herën e parë

Miss bum-bum bëhet sërish e virgjër: Dikujt dua t'i dhuroj herën e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In