Ditën e sotme ALUIZNI ka publikuar listën e re të ndërtuesve që kishin shitur apartamentet pa i legalizuar më parë pallatet. Ndërtuesit që janë futur në ‘listën e zezë’ të ALUIZNI-t, nuk do të marrin më leje ndërtimi.
ALUIZNI ka publikuar sot listën e plotë me korrigjimet që janë bërë nga lista e parë. Pas disa paralajmërimesh, më dt. 30 maj ALUIZNI publikoi listën paraprake të subjekteve ndërtuese me probleme në procesin e legalizimit të pallateve me shkelje në lejen e ndërtimit apo të braktisur nga ndërtuesit.
Pas kësaj subjekteve ju la një tjetër afat një javor për t’u konsultuar, të shprehnin pozicionin e tyre, pretendimet apo dokumentacionin në dispozicion. Sot u publikua lista e re e korrigjuar me ndërtuesit problematikë
/b.d