• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista e plotë/ Njihuni me 37 kandidatët për anëtarë të KLP

by Java News
21/12/2017 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili u kthyer në mollë sherri mes dy kampeve të politikës shqiptare, po vijon me shpejtësi. Komisioni i Shoqërisë Civile pranë Avokatit të Popullit ka zhvilluar dje seanca dëgjimore me katër kandidatët e Shoqërisë Civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Nga katër emrat do zgjidhet vetëm një me votën e Kuvendit, duke plotësuar kështu vakancën që mbante peng KLP-në prej 8 muajsh. Kandidatët Alfred Balla, Andi Murataj, Entela Hoxha dhe Mimoza Qinami u pyetën gjatë një seance dëgjimore të zhvilluar në institucionin e Avokatit të Popullit. Në përfundim të këtij procesi, dosja me katër emrat i është adresuar Kuvendit.

“Duhet të rikthehet besimi dhe aksesi i njerëzve në organin e Prokurorisë. Kam një eksperiencë 26-vjeçare në sistemin e drejtësisë si prokuror, avokat dhe këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë. Po u zgjodha anëtar i KLP, pretendoj të bëhem dhe kryetar i KLP. Prokuroria të mos flejë gjumë mbi dosjet”, ka thënë përpara Avokatit të Popullit, kandidati për në KLP, Alfred Balla.

Me mbylljen e këtij procesi, KLP është një hap larg konstituimit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Gjashtë prej anëtarëve të Këshillit janë prokurorë nga të gjitha nivelet e prokurorisë.

Pesë anëtarët e tjerë të Këshillit janë juristë joprokurorë, të përzgjedhur nga radhët e avokatëve, të pedagogëve të drejtësisë dhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile. Anëtarët prokurorë zgjidhen nga Mbledhja e Përgjithshme e prokurorëve të të gjitha niveleve. Pesë anëtarët e tjerë joprokurorë përzgjidhen përmes një procesi të hollësishëm, por emërimi përfundimtar i tyre bëhet nga Parlamenti.

Nëntëmbëdhjetë prokurorë kanë shprehur interesin dhe janë konfirmuar si kandidatë potencialë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Prokurorë të Apelit, Krimeve të Rënda dhe në Prokurorinë e Përgjithshme janë konfirmuar nga një komision pranë Prokurorisë së Përgjithshme se plotësojnë kriteret formale, ndërsa janë kaluar në fazën e mëtejshme.

Ndërkaq, Kuvendi ka listuar 7 anëtarë në radhët e pedagogëve të drejtësisë. Gjithashtu, janë edhe 7 kandidatë në radhët e avokatëve, të përzgjedhur sipas procedurave të parashikuara në ligjin për organet e qeverisjes së drejtësisë. Pas konstituimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do t’i propozojë Kuvendit tre kandidatë për postin e kryeprokurorit.

Vijimi i procesit
Pas referimit në Kuvend të dosjeve të katër kandidatëve nga shoqëria civile, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit i dërgon listën Komisionit të Ligjeve jo më vonë se 10 ditë. Komisioni i Ligjeve ngre brenda tre ditëve një nënkomision, për vlerësimin e mëtejshëm dhe përzgjedhjen e kandidatëve.

Ky nënkomision, brenda tre ditëve i dërgon kandidatin e përzgjedhur Kuvendit. Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton kandidatin me dy të tretat e të gjithë anëtarëve. Nëse nuk arrihet shumica e kërkuar, nënkomisioni miraton një listë të re, brenda 2 ditëve. Lista e re hidhet në votim nga Kuvendi brenda 7 ditëve. Në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej dy të tretave edhe në votimin e dytë, nënkomisioni miraton një listë të re, brenda 2 ditëve.

Kuvendi hedh në votim listën e tretë brenda 7 ditëve. Në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej dy të tretave edhe në votimin e tretë, kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Ndërkaq, për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të KLP, do të ketë një proces tjetër, i cili do të administrohet nga kryeprokurori i përkohshëm.

Andi Dobrusha mesazh politikës
Kryetari i Komisionit  të Shoqërisë Civile Andi Dobrusha hodhi poshtë akuzat e politikës për bllokimin e KLP nga komisioni që ai drejton. “Mbase do të ishte mirë që politika të lexonte ligjet më mirë dhe të ishte më e informuar përpara se të hidhte akuza të padrejta ndaj shoqërisë civile, ndaj këtij komisioni që ka 8 muaj që punon me përgjegjësinë maksimale për të nxjerrë kandidatë të denjë të shoqërisë civile.

Katër emrat që i përcillen sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, janë Mimoza Qinami, Andi Murataj, Alfred Balla dhe Entela Hoxha. Dhe sikur nesër, edhe para një muaji të shkonin kandidatët nga shoqëria civile nuk ka lidhje me furtunën në gotë të krijuar nga politika shqiptare sepse siç e dini edhe ju anëtarët e Këshillit të Prokurorisë janë 11, 6 prej të cilëve zgjidhen nga trupa e prokurorëve, të cilët nuk janë zgjedhur dhe as nuk kanë bërë procesin e Vetingut”, tha Dobrusha.

Kandidatët nga Shoqëria Civile për Këshillin e Lartë i Prokurorisë

Alfred Balla
Andi Murataj
Entela Hoxha
Mimoza Qinami

Lista e kandidatëve për anëtarë të KLP të ardhur nga radhët e avokatëve

Floreta Gjini
Gëzim Allaraj
Kozeta Jano
Nurihan Meta
Petrit Gaçi
Tartar Bazaj
Veronika Vangjeli

Kandidatët për anëtarë të KLP nga bota akademike

Gent Ibrahimi
Mirela Bogani
Sandër Beçi
Dariel Sina
Erjona Canaj
Eneida Sema
Oriona Muçollari

Kandidatët prokurorë për Këshillin e Lartë i Prokurorisë

Adriatik Cama Prokuroria Tiranë
Anila Leka Prokurori e Përgjithshme
Antoneta Sevdari Prokuroria Tiranë
Arben Dopallaj Prok. Apelit Shkodër
Arben Nelaj Prokuroria Tiranë
Arta Marku Prokuroria Shkodër
Besa Nikehasani Prok. Apelit Shkodër
Besnik Cani Prokuroria Elbasan
Besnik Muci Prok. Krimet e Rënda
Bujar Hoti Prokuroria Durrës
Dritan Prenci Prokuroria Kukës
Dritan Rreshka Prokuroria Tiranë
Elison Sadiku Prokuroria Korçë
Gentjan Osmani Prok. Krimet e Rënda
Kostaq Beluri Prokurori e Përgjithshme
Luan Kaloçi Prok. Apelit Tiranë
Ramadan Troci Prokurori e Përgjithshme
Shpëtim Kurti Prokuroria Tiranë
Vat Staka Prokuroria Shkodër

Lista e kandidatëve për në Këshillin e Lartë Gjyqësorë

Nga Gjykata e Lartë

Artan Zeneli

Medi Bici

Nga Gjykatat e Apeleve

Ilir Toska

Nertina Kosova

Besim Trezhnjeva

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore

Alma Brati

Artan Laze

Astrit Faqolli

Bledar Abdullai

Brunilda Kadi

Brunilda Kasmi

Dritan Hallunaj

Manjola Xhaxho

Marçela Shehu

Lista e kandidatëve për anëtarë të KLGJ nga avokatia

Alban Toro

Arben Prifti

Arben Vani

Fatmira Luli

Fatos Lazimi

Gentyi Sinani

Gëzim Allaraj

Saimir Vishaj

Sinan Tafaj

Sokol Lamaj

Kandidatët nga Shoqëria Civile për KLGJ

Naureda Llagami

Altin Hazizaj

Mimoza Qinami

burimi shqiptarja.com

a.ç

Next Post
Rregulla të reja në “Premier League”, kufizohet afati i merkatos së verës

Angli/Përcaktohet gjysmëfinalet në Carabao Cup

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazetari Elton Tozaj kthehet te vendi ku u dhunua brutalisht/ Flet dëshmitari: Kujtova se vdiq, shoferi vuri kapuç

Gazetari Elton Tozaj kthehet te vendi ku u dhunua brutalisht/ Flet dëshmitari: Kujtova se vdiq, shoferi vuri kapuç

January 10, 2026
Tentoi t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit dhe theu masën e sigurisë/ Arrestohet Alma Bime, drejtoreshë e Emigracionit në MPB

Tentoi t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit dhe theu masën e sigurisë/ Arrestohet Alma Bime, drejtoreshë e Emigracionit në MPB

January 10, 2026
Zjarri te tregu i rrobave të përdorura, prefekti i Tiranës: I vështirë neutralizimi i flakëve, kemi kërkuar ndihmë nga..

Policia reagon për ngjarjen te tregu i “5 Majit”: Dyshime se shkaku i zjarrit ka qenë aksidental

January 10, 2026
VIDEO-Përshkallëzohen protestat në Iran, të paktën 217 viktima! “Teherani ka probleme të mëdha”, Trump: Do ndërhyjmë nëse..

VIDEO-Përshkallëzohen protestat në Iran, të paktën 217 viktima! “Teherani ka probleme të mëdha”, Trump: Do ndërhyjmë nëse..

January 10, 2026
I përfshirë në një hetim për trafik droge, arrestohet aktori i njohur turk Can Yaman

I përfshirë në një hetim për trafik droge, arrestohet aktori i njohur turk Can Yaman

January 10, 2026
Flutura Açka: PD ka njerëz me karakter. Por duhet të gjejnë guximin për t’u përballur me Berishën!

Flutura Açka flet për tryezën e opozitës: Disa prej tyre janë pjesë e problemit! Kërkohet një “transfuzion” i fortë për ndryshimin e situatës

January 10, 2026
VIDEO- Vlorë, alarm në Bashaj dhe Matogjin: Rrëshqitja e tokës rrezikon banesat

VIDEO- Vlorë, alarm në Bashaj dhe Matogjin: Rrëshqitja e tokës rrezikon banesat

January 10, 2026
Moti i keq në vend/ Disa fshatra në Korçë pa energji elektrike. Reshje bore në Llogara, autoritet apel për përdorimin e gomave të dimrit..

Moti i keq në vend/ Disa fshatra në Korçë pa energji elektrike. Reshje bore në Llogara, autoritet apel për përdorimin e gomave të dimrit..

January 10, 2026
VIDEO-Prekëse, i moshuari në Ferras mes lotësh: S’kam ku të fle! Jam vetëm, pres nipin të më pastrojë kuzhinën. Si këto përmbytje….

VIDEO-Prekëse, i moshuari në Ferras mes lotësh: S’kam ku të fle! Jam vetëm, pres nipin të më pastrojë kuzhinën. Si këto përmbytje….

January 10, 2026
Ndryshojnë procedurat për të marrë shtetësinë shqiptare: Ja propozimi i Ministrisë së Brendshme

Pasaportat, thjeshtohen procedurat/ Aplikimi në çdo zyrë, pa kufizim vendbanimi

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In