• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista e largimeve te Vllaznia, lojtarët titullarë që nuk qëndrojnë

by Java News
04/06/2018 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Tani te Vllaznia gjithçka është e amullt. Në klub ka shumë pikëpyetje. Nuk dihet ende si do të drejtohet dhe mbi të gjitha kush do të drejtojë. A do të ndryshojë Këshilli Mbikëqyrës i klubit? Kush do të jetë administratori i ri, drejtori teknik dhe trajneri i ri?! Por, një pikëpyetje e madhe është se cilët do të jenë lojtarët që do të qëndrojnë dhe ata që do të largohen. Largimi i parë nga kjo skuadër tashmë është zyrtarizuar. Arlind Kalaja nuk do të jetë më pjesë e skuadrës shkodrane, duke kaluar te Kukësi.
Por, ai nuk është i vetmi që do të largohet nga ekipi kuqeblu. Lista e futbollistëve që do të largohen nga ekipi tani është e gjatë. Lojtarët që kanë pasur një kontratë 1-vjeçare apo 6-mujore me të drejtë rinovimi, mësohet se do të largohen nga kjo skuadër. Ndër të parët që janë larguar nga ekipi është mesfushori Nuredin Orelesi. Po listës së futbollistëve të larguar i shtohen edhe emrat e Renato Malotës, Ergis Mesinit e po ashtu edhe Sedat Berishës, kontratat me të cilët nuk do të rinovohen.
Po ashtu, një tjetër lojtar që do të largohet nga ekipi është edhe sulmuesi Andi Ribaj. Por pritet që të largohen edhe disa titullarë shkodranë, Xhevahir Sukaj, Gilman Lika dhe Erjon Vucaj. Por, duket se këto nuk do të jenë largimet e vetme. Në fokus të ekipeve të tjera të Superiores janë edhe disa prej lojtarëve të tjerë të ekipit, të cilët kanë ende kontratë me klubin, por gjithsesi në këto kushte mund të shikojnë mundësinë për t’u larguar.Emrat e Olsi Gocajt, Ardit Krymit, Erald Çinarit e Denis Pjeshkës janë ndër më të lakuarit në merkato që kërkohen nga ekipet e tjera. Gjithsesi, një tjetër emër që ka dalë në merkato është edhe ai i Erdenis Gurishtës që mësohet se kërkohet nga skuadra e Laçit. Lista e lojtarëve që pritet të largohen është e gjatë dhe nëse zyrtarizohen të gjitha ata që janë përmendur më sipër, numri i tyre shkon në 14. CaptureKUSH QËNDRON
Me shumë gjasa emrat që pritet që të qëndrojnë këtë sezon te Vllaznia nga skuadra që mbylli sezonin e shkuar, do të jenë ata të lojtarëve shkodranë ku shumica prej tyre janë të rinj. Alsid Tafili, Florind Bardulla, Antoni Marku, Alen Sherri dhe Erind Selimaj janë disa prej lojtarëve që kanë dhënë shumë gjatë sezonit të kaluar dhe pritet të qëndrojnë sërish me Vllazninë. Gjithashtu, në ekip do të qëndrojnë edhe lojtarët e rinj, Enes Isufi, Belajdi Pusi, Samet Ruqi, Ambroz Kapaklija apo Endri Brahimi. Gjithashtu, janë edhe futbollistë të Vllaznisë B që tashmë do të ingranohen në ekipin e parë. Me sa duket, Vllaznia do të ribëhet nga e para. panorama/ma.me
Next Post
Kapet me fishekë në çantë, pranga shqiptares në Itali

Kapet me fishekë në çantë, pranga shqiptares në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In