• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lista” e Ben Blushit, emri dhe programi i partisë së re

by Aalison Pearse Stevens
06/10/2016 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Lista” quhet partia që do të krijojë ish-deputeti i PS Ben Blushi dhe deputetja Mimoza Hafizi. Liderët e kësaj partie kanë zhvilluar një takim të zgjeruar dje pasdite me pjesëmarrjen e grupit organizator dhe mbështetësve të tyre.

Lajmërimet për këtë takim gjysmë të fshehtë ishin bërë përmes kontakteve miqësore të anëtarëve të grupit nismëtar, ndërsa mediat nuk janë lejuar të marrin pjesë. Në hyrje të sallës së Muzeut Kombëtar, secili shkruante emrin, qytetin nga vinte, numrin e telefonit dhe adresën e email¬it.

Një grup të rinjsh që kujdeseshin për mbarëvajtjen e takimit, mundoheshin të filtronin çdo person që hynte për të marrë pjesë në këtë prezantim, raporton “Panorama”.

Deputetët Hafizi dhe Blushi kanë prezantuar statutin dhe programin e “Listës” duke kërkuar edhe sugjerime nga të pranishmit, rreth 200 të rinj dhe të reja, socialistë të thjeshtë, por dhe ishanëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Gjatë takimit të djeshëm, deputetja socialiste Mimoza Hafizi ka deklaruar se largohet nga kjo parti për të qenë pjesë e partisë së re që ajo bashkë me miq dhe mbështetës do të krijojnë.

PROGRAMI

“Lista” pozicionohet si parti e qendrës, e cila nuk ndjek asnjë ideologji, por zgjidhje në interesin publik.

“Lista’ e përcakton veten si një organizatë politike e qendrës, që beson se zgjidhjet janë më të rëndësishme se ideologjia. Interesi publik dhe mbrojtja e tij është ideologjia e kësaj ‘Liste’”, thuhet në programin e partisë së re. Barazia gjinore do të zbatohet te “Lista” dhe nuk do të ketë asnjë paragjykim. “

Kjo ‘Listë’ mbështet dhe zbaton parimet e barazisë gjinore. Kjo ‘Listë’ nuk paragjykon askënd për shkak të etnisë, gjinisë, moshës, përkatësisë fetare apo statusit politik e social”, thuhet në programin e partisë së re. Mendimi ndryshe do të pranohet dhe nxitet në këtë parti. “Kjo ‘Listë’ do të inkurajojë dhe nxisë mendimin ndryshe në të gjithë veprimtarinë e saj”, thuhet në programin e partisë së re “Lista” që pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim.

“Lista” do të ketë dhe kufizim të mandateve. Personat e zgjedhur nuk do të kenë të drejtë të mbajnë më shumë se dy mandate në të gjitha nivelet e përfaqësimit.

Albeu/d.i.

 

Next Post
Kokaina, gjithçka që nuk dini për drogën më të fuqishme

Kokaina, gjithçka që nuk dini për drogën më të fuqishme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

February 16, 2026
“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

February 16, 2026
Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

February 16, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Stuhi shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e martë

February 16, 2026
Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

February 16, 2026
Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

February 16, 2026
GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

February 16, 2026
Ngjarje e paprecedentë në sistemin e drejtësisë: Kryetari i GJL nuk ftohet në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj

Sadushi: Kur paraburgimi bëhet rregull, liria dobësohet, prezumimi i pafajësisë zbehet dhe shkeljet kushtetuese rriten

February 16, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

February 16, 2026
ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In