• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Lista/ 118 shqiptarët që ju ndalohej hyrja në Shqipëri gjatë regjimit komunist

by Java News
06/07/2017 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- drejtuesi i arkivës në Ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi ka publikuar një listë prej 118 emrash, të cilët ishin shpallur si kriminelë nga regjimi komunist i kohës. Lista është ringjallur në vitin 1991, pas formulimit të saj në vitin 59’, kohë në të cilën regjimi i kohës kishte shenjuar emrat e “armiqve të popullit” që ishin larguar gjatë kohës së luftës.

Studiuesi Dervishi vë në pah absurditetin e logjikës së regjimit që ishte në grahmat e tij të fundit. Psh në vend të Mbretit Zog, i cili konsiderohej një tradhëtar, ishte vënë emri i Leka Zogut, duke lënë të nënkuptohej se “tradhëtia” mund të trashëgohej nga një person tek tjetri.

POSTIMI:

118 shqiptarët e gjallë dhe të vdekur që ndaloheshin të hynin në Shqipëri në shtator 1991

Me dekretin nr.3005, datë 23.11.1959 të Presidiumit të Kuvendit Popullor regjimi komunist pat shpallur një amnisti për të arratisurit politike, prej së cilës u amnistuan 7.003 persona dhe u cilësuan “kriminelë lufte” 208 të tjerë. Nga kjo amnisti u riatdhesuan në Shqipëri vetëm 60 persona, një pjesë e të cilëve edhe u burgosën pas një farë kohe. Nga 208 personat, jetonin në fundin e vitit 1990, rreth 104 persona. Në vitin 1991 në kushtet e reja, trashëgimtarët e regjimit komunist kërkuan “aktualizimin” e dekretit të vitit 1959. Një informacion nr.959, datës 4.9.1991 i Ministrisë së Rendit Publik, listoi 118 persona si “kriminelë”. Formulimi i listës u bë në mënyrë naive dhe qesharake nga Ministria e Rendit Politik, në bazë të dekretit të amnistisë së vitit 1959. Nuk ishte kurrfarë akti ligjor në përcaktimin e saj. Autoritetet e ministrisë në fjalë, bënë një interpretim idiot të dekretit të vitit 1959, pa marrë parasysh rrethanat e reja në të cilat ndodhej Shqipëria. Kryegafa e kësaj liste me “kriminelë” ishte zëvendësimi i Mbretit Zog me Leka Zogun. Pra hartuesit e listës i njihnin të drejtën vetes të vendosnin për “trashëgiminë” e “kriminelëve”. Dhe meqë Leka Zogu ishte 5 vjeç kur mbaroi lufta, ai ishte bërë “kriminel”. Ky dokument me fjalinë shoqëruese “Lista emërore e kriminelëve të arratisur jashtë shtetit që nuk përfitojnë nga amnistia e bërë me dekretin nr.3005, datë 23.11.1959”, nuk njihet deri sot.

Atë e hartuan oficerë Sigurimi që punonin në atë kohë në Ministrinë e Rendit Publik. Çdo pikë e kalimit kufitar kishte urdhër t’i ndalonte personat e kësaj liste të hynin në Shqipëri. Por, sikurse e përmenda, kjo listë përbëhej nga të vdekur e të gjallë, duke e paraqitur kështu si një listë qesharake.

Lista nuk pati fuqi. Të arratisurit u amnistuan me nenin 2 të ligjit nr.7514, datë 30.9.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”.

Lista e “kriminelëve të luftës” e datës 4.9.1991

1-Leka Zogu

2-Azem Mustafa Shehu

3-Avdul (Aqif) Emin Kadiu

4-Alo Muke Luarasi

5-Asllan Zenel Cenaj

6-Ajdin Qazim Mete

7-Abulla MuratKaloshi

8-Ali Kajmak Tubova

9-Ago Sherif Agaj

10-Asim Shefqet Jakova

11-Abaz Fejzo Ermenji

12-Bajrush Azem Kosova

13-Bardhok Shkurt Markaj

14-Dodë Bardhok Gjini

15-Ditar Ibrahim Kurtesi

16-Dilaver HasanKacuqi (u dogj dhjetor 1951)

17-Dilaver Dino Begu

18-Dhimitër Miho Maksakuli

19-Enver Mehmet Shaska

20-Enver Selman Dangëllia

21-Eqrem Hysen Peshkëpia

22-Enver Halim Peshkëpia

23-Eqrem Mahmet Telhaj

24-Ndue Frrok Dushi

25-Gjon Mark Jaku

26-Gjon Marka Çupi

27-Gjon GjetoVokrri

28-Gjon Marka Ndou

29-Hysen Osman Vërçani

30-Hetem HamitXhera

31-Haki Shefik Shehu

32-Hafuz Selman Hasa

33-Hiqmet Elmaz Meçe

34-Hasan Elmaz Dosti (kishte vdekur)

35-Ishan AbdiToptani

36-Isuf Maksut Baruti

37-Islam Sali Dobra

38-Isa Haziz Manastirliu

39-Isuf Mehmet Luzaj

40-Jorgji Refael Ruço

41-Jonuz HysenNdreu

42-Kujtim Bektash Cakrani

43-Kadri Hysen Morina

44-Kolë Ndue Frroku

45-Kolë PrendëDoda

46-Kajo Maksut Tresova

47-Kosta Harallamb Karajani

48-Kalem Ibrahim Xhepaxhiu (u dogj i gjallë dhjetor 1951 në Rrajcë)

49-Limoz Vehip Runa

50-Llesh Marka Doda

51-Miftar Zenel Spahiu

52-Meto Fetah Kalliri

53-Mubereq MuratToptani

54-Mark FranoTraboini

55-Mark Pash Pëllumbaj

56-Mehmet HasanXherahi

57-Mustafa Ismail Doko

58-Mark Bib Vokrri

59-Mark Tunxh Myftari

60-Mark ZefNdreca

61-Musa RexhHasani

62-Mato Murat Myftaraj

63-Ndue Mark Lala

64-Nikoll DodPrenga

65-Ndue Jak Zefi

66-Ndue Jak Bajraktari

67-Ndue Lush Martini (Prela, Miraka)

68-Ndrec NdueTuçi

69-Nikoll Mark Gjon Markaj

70-Ndue Gjon Markaj

71-Nesti JosifKopali

72-Pal Mark Lala

73-Prend NdueKaziu

74-Qemal Mustafa Siqeca

75-Qazim Azem Çakërri

76-Qazim Neki Libohova

77-Qani Emin Lesko

78-Reis SheroAgaj

79-Ramiz Faslli Gjilani

80-Ramiz MehmetKoçaj

81-Ramadan Ismail Koçaj

82-Rexhep Musli Krasniqi

83-Ruhi Veip Runa

84-Reshat Dervishi Biçaku

85-Rexhep Refat Beqiri (Dervish Rexhep)

86-Skënder Muço Metohu

87-Sulo Banush Pipa

88-Syrja Shefik Shehu

89-Sabaudin Shefqet Haxhiu

90-Sait QazimDemneri

91-Selaudin Hysen Sula

92-Selman BanushZhurka

93-Sami Ali Çaushaj

94-Stavro KristoKokali

95-Subi IdrizTopulli (ishte vrarë në vitin 1944)

96-Seit beg Kryeziu

97-Sadik FeçorPremtaj (kishte vdekur)

98-Shaban Fetah Peshtani

99-Shyqyri Dervish Biçaku

100-Tajar Mehmet Shaska

101-Tahir Hajdar Vata

102-Turan Vesel Aliko

103-Teki Isuf Xhindi

104-Tahir Avdulla Hoxha

105-Theodhor Refail Ruço

106-Vasil KolëAndoni

107-Vasil Dhimitër Alarupi

108-Vehbi Mehdi Frashëri (kishte vdekur më 1988)

109-Xhemil Hysen Dino (kishte vdekur më 1972)

110-Xhafer Zenel Meçe

111-Ymer Jakup Çakallozi

112-Zef Zog Zogu

113-Zef Marka Gjoka

114-Zeqir Jashar Hoshi

115-Zyber Mahmut Musaraj

116-Zef Marka Çupi

117-Zef Preng Gjoka

118-Zenel Sali Kellolli

Next Post
Rama: PD-së i janë prerë kontaktet jashtë vendit dhe është braktisur nga shqiptarët. Zgjedhjet në 18 qershor, vettingu hap negociatat

Rama poston foto për ndryshimet në Liqenin e Tiranës, por komentuesit i kërkojnë gjëra krejt të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In