• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lisbonë, shefat e kuzhinës promovojnë kulinarinë shqiptare

by Java News
03/12/2018 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festa e pavarësisë së Shqipërisë këtë vit është festuar edhe në Lisbonë, kryeqytet i Portugalisë. Qendra për Edukimin Kulinar (QEK), e drejtuar nga shefi i mirënjohur shqiptar Sokol Prenga, në kuadër të nismës DegustAlbania, e cila ka si qëllim promovimin e kulinarisë shqiptare në botë, sëbashku me Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Lisbonë, drejtuar nga konsulli Lourenço Xavier De Carvalho, ishin organizatorët e këtij eventi që bëri bashkë komunitetin shqiptar në Lisbonë dhe përfaqësues të insitucioneve portugeze.

Eventi u zhvilluar në ambientet prestigjoze të Palacio dos Marqueses, ndërtuar në shekullin e XVII -të nga arkitekti i familjes mbretërore Diogo Marques Lucas. Sot, pallati, mikpret edhe Muzeun e Vlerave Universale, një hapsirë ku grupmosha të ndryshme kanë mundësinë e disa eksperiencave të vyera në fushën e të drejtave të njeriut.

“Është një nder shumë i madh për mua sot, të kemi këty dy shefa të mirënjohur shqiptar si Sokol Prenga dhe Oltion Veshi, të cilët na kanë bërë një prezantim mbreslënës të traditës kulinare shqiptare”– tha Konsulli De Carvalho në fillimin e fjalës së tij përshëndetëse.

“Dua të falenderoj shumë Qendrën për Edukimin Kulinar që na bëri pjesë të kësaj inisiative dhe jam i bindur se ushqimi është një nga mjetet më të mira për për një njohje sa më të mirë të Shqipërisë edhe këtu në Portugali. Vitin e fundit është rritur shumë numri i portugezëve që kanë interes për të vizituar Shqipërinë dhe jam i bindur se ky bashkëpunim do e forcojë akoma më shumë këtë tendencë,” – vijoji De Carvalho.

“Më lini të falenderoj në radhë të parë konsullin për mikpritjen në këtë pallat madhështor dhe plot histori. Është një privilegj për mua, të prezantoj, sëbashku me kolegun Oltion Veshi, disa pjata të kulinarisë shqiptare” – tha në fillim të fjalës së tij shef Sokol Prenga. “Një nga arsyet kryesore pse QEK-u ka filluar nismën DegustAlbania është ajo e njohjes së larmishmërisë së kuzhinës tonë nëpër botë. Shumë shpesh në fakt, dëgjojmë se kemi një kuzhinë të varfër dhe me pak elementë, kur ndërkohë është krejt e kundërta” – përfundoi Prenga.

Pas prezantimit të pjatave, nga shumica e krahinave shqiptare të shef Oltion Veshi, të pranishmit patën mundësinë e degustimit dhe vlerësimit maksimal të kuzhinës shqiptare. Më tej aktiviteti vijoji me një vizitë në Palacio dos Marqueses. /shqiptarja.com/a.meta

Next Post
Bayern Munchen/ Robben dhe Ribery, s’do të veshin më fanellën e kampionëve të Gjermanisë

Bayern Munchen/ Robben dhe Ribery, s'do të veshin më fanellën e kampionëve të Gjermanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In