• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Liroi nga burgu pedofilin, shkarkohet nga drejtësia ‘Duçja’ i Beratit që doli në përgjimet e SPAK. Pasuri marramendëse

by Java News
04/10/2021 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qershor të këtij vitit, Komisioni i Vetingut vendosi të shkarkonte nga detyra gjyqtarin e Beratit, Durim Hasa. Ky i fundit rezulton mes gjyqtarëve që kanë ndryshuar gjeneralitetet. Më parë Durim Hasa ka figuruar me emrin Duçe Hasa, pra mbante emrin e diktatorit italian. Emri i gjyqtarit Durim Hasa u lakua në media, pasi në shtator të vitit 2020, liroi nga burgu 66-vjeçarin Romeo Oço, i arrestuar për ‘ngacmim seksual’ ndaj një 16-vjeçari.

Prokurori Tasim Puci kërkoi mbylljen në qeli të Romeo Oços, duke paraqitur dëshminë e rëndë që 16-vjeçari kishte dhënë në polici për kalvarin e ngacmimeve seksuale prej disa muajsh si dhe një raport mjeko-ligjor që konstatonte shenja të dukshme të ngacmimit seksual nga 66 vjeçari.

Megjithatë, gjyqtari Durim Hasa, pasi dëgjoi palën e akuzës dhe atë mbrojtëse, vendosi ta lërë të lirë 66-vjeçarin, duke i caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.Durim Hasa e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 në Gjykatën e Skraparit.

Nga vitit 2008 dhe deri kur u shkarkua ka punuar në Gjykatën e Beratit. Procesi i Vetingut për gjyqtarin Hasa nisi në nëntor të vitit 2019. Nga hetimi, Komisioni i Vetingut ka konstatuar se gjyqtari Hasa nuk justifikonte një apartament në Tiranë 96.6 m2, me vlerë 29 mijë euro. Këtë pasuri më parë e kishte deklaruar 103 m2 dhe me vlerë 46 mijë euro.

Me probleme KPK-ja konstatoi edhe një garazh në Tiranë me sipërfaqe 24.8 m2. Sipas Komisionit të Vetingut, gjyqtari Durim Hasa nuk justifikonte as një apartament në Berat me sipërfaqe 55 m2. Gjithashtu, sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtari nuk justifikonte me burime të ligjshme edhe disa makina.

Nga hetimi, ka rezultuar se gjyqtari i Beratit Durim Hasa ka dhënë 1 200.000 lekë me fajde në vitin 2004, me interes 20 %. Në përfundim, ka rezultuar se gjyqtari Durim Hasa nuk justifikonte një pasuri me vlerë 47 mijë euro.

Në vendimin e shkarkimit thuhet se gjyqtari ka refuzuar edhe në përgjimet e SPAK në vitin 2009, në kuadër të një procedimi penale, por ndaj tij nuk ka nisur hetim pasi nuk është provuar elementi penal. Ndërkaq, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka referuar një raport pranë Komisionit të Vetingut, duke konstatuar se gjyqtari kishte kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar.

“Në disa raste rezulton se gjatë periudhës në të cilën subjekti ushtronte detyrën si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, dyshohet të jetë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme shfaqur në formën e shpërdorimit të detyrës, në formën e veprimeve korruptive, si dhe në formën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm me qëllim lehtësimin e pozitës së të dënuarit/pandehurit”, thuhet në raport.  Por, ky raport, në fakt, është hedhur poshtë nga Komisioni i Vetingut, si i pabazuar./shqiptarja-Adriatik Doçi

Next Post
Rryma polare ndërron papritur drejtim/ Ekspertët në alarm: Mund të ketë kaos moti në Evropë e SHBA

Rryma polare ndërron papritur drejtim/ Ekspertët në alarm: Mund të ketë kaos moti në Evropë e SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In