• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Liroi nga burgu Gjeneralin/ ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit Kuqo. Propozohet dhe ndëshkimi i prokurores së Tiranës

by Java News
03/08/2020 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka rekomanduar pranë Këshilli të Lartë Gjyqësor, vendosjen e masës së shkarkimit për gjyqtarin Markelian Kuqo, i cili vendosi lirimin nga burgimit të Gerd Gjinerarit i njohur ose si Gerd (Gjenerali).

ILD ka përfunduar hetimin ndaj gjyqtarit të Korçës, për të cilin ka rekomanduar masën e rëndë ndëshkimore, atë të shkarkimit.

Vendimi i Markelian Kuqos për lirimin nga burgu i atij që cilësohet si vrasësi i “të fortit te Tiranës”, Gerd Gjinerari, u shoqërua edhe me një kallëzim penal nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërkohë që, emri i gjyqtarit Markelian Kuqo është lakuar në muajin tetor të vitit 2018, pasi ka marrë një telefonatë nga burgu, ku është njoftuar se i është vendosur një bombë në automjet, ndërkohë që pas kontrollit të policisë nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Masa disiplinore

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka rekomanduar pranë KLP ndëshkimin e me masë disiplinore dhe prokuroren e Tiranës, Elina Kombi.

Për këtë të fundit mësohet se ILD ka rekomanduar “masën e vërejtjes”, pasi akuzohet se ka neglizhuar çështjen e shtetasit Bilbil Hasani, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, por është lënë në qelitë e paraburgimit nga ku dhe kreu aktin e vetëvrasjes. Bilbil Hasani u akuzua për vjedhjen të vogël parash, por ai vuante nga skizofrenia dhe më herët ishte vendosur masa e shtrimit në “Spitalin Psikiatrik”.

Hetimi ndaj prokurorëve

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka bërë të ditur se ka nisur hetimin ndaj dy prokurorëve të Krujës, të cilat kërkuan lirimin nga burgimi i dy personave të njohur të botës së krimit, Endrit Doklen dhe Hekuran Billën, i cili u ekzekutua rreth një muaj më parë në Zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Burime të Panorama.al bëjnë me dije se ILD bën të ditur se ka nisur hetimin për prokuroren e Krujës, Enkelejda Hoxha dhe ndaj prokurorit Bujar Memia.

Të dy prokurorët e Krujës kanë shqyrtuar çështjet e Endrit Dokles dhe Hekuran Billës.

“Vendimi nr. 1752 prot., datë 16.07. 2020 “Për fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurorit B.M”; Ø Vendimi nr. 705/12 prot., datë 17.07.2020 “Për pezullim hetimi disiplinor ndaj gjyqtares E.H””, thuhet dhenë raportin e ILD

KUSH ËSHTË MARKELIAN KUQO

GJYQTAR Markelian Kuqo ka lindur ne 04.03.1972 ne qytetin e Korces. Ne vitet 1990 – 1994 kryen studimet ne Fakultetin e Drejtesise, Universiteti i Tiranes, ku ne perfundim diplomohet me titullin “Jurist”. Ne vitin 1995 emerohet gjyqtar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce, detyre te cilen e ushtron dhe aktualisht.

Gjyqtari Markelian Kuqo ka marre pjese ne trajnime te organizuara nga Shkolla e Magjistratures si dhe organizma te tjera vendase dhe te huaja, si brenda ashtu dhe jashte vendit.

Detyra: Gjyqtar

Seksioni: Civil & Penal per Mitur

Datelindja: 04.03.1972

Vendlindja: Korce

g.kosovari

Next Post
Kryesia e PD-së miratoi Komisionin e Vlerësimit të kandidatëve/ Basha: Në shtator nisim fushatën

Kryesia e PD-së miratoi Komisionin e Vlerësimit të kandidatëve/ Basha: Në shtator nisim fushatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Arresti me burg është masë ekstreme, Gjykata e Lartë duhet të ndalë abuzimet

March 12, 2026
U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

March 12, 2026
Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In