Ramush Haradinajt është liruar teksa i është kthyer pasaporta. Për këtë ka vendosur Gjykata themelore e Kranjit. Ai pritet të vijë në Kosovë pasdite. Lajmi është konfirmuar nga deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.
Haradinaj ishte arrestuar dy ditë më parë në aeroportin e Ljubjanës për shkak të një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
Ai pas arrestimit ishte lënë i lirë, por duke ju konfiskuar pasaporta nga organet sllovene.