Toni Gogu do të jetë Prefekti i ri i Qarkut Tiranë. Vendimi është bërë publik sot në VKM e firmosur nga kryeministri Edi Rama.
Gogu është aktualisht zv.ministër i Drejtësisë dhe Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, detyra këto që pritet t’i lërë pas emërimit të ri.
Ai zëvendëson kështu ushtaraken Suzana Jahollari.
Vendimi i plotë:
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË TIRANËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Znj. Suzana Jahollari, prefekt i Qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Toni Gogu emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.