Lirohet nga burgu ish-dejtoi i RTSH-së, Thoma Gëllçi.
Vendimi është marrë këtë të martë nga GjKKO. Gëllçi u dënua me 1 vit e 4 vit burg për shperdorim. GJKKO pranoi kërkesen e avokatit Dorian Matlia për lirimin e tij për shkak se i kanë mbaruar afatet e denimit.
Ndërkohë çëshjta nga tij do të zhvillohet në Apel ku Gëllçi kërkon pafajësi.
Një tender në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së për ‘RTSH Agro’, çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK bëri arrestimin e tyre.
BëheJ fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH.
Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit Tetor 2021, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender.
/a.r