Lirohet nga burgu nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha.
Hoxha ka përfunduar dënimin për çështjen e laboratorit të drogës në Xibrakë të Elbasanit.
Mësohet se lirimi i tij ka ardhur pasi Hoxha ka përfunduar kohën e dënimit.
Hoxha u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim. Nga gjykimi i shkurtuat dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim.
Duke përllogaritur kohën e paraburgimit, ai ka dalë pa mbushur 6 vite në qeli.
Operacioni ‘Xibraka’ u zhvillua katër vite më parë në Elbasan, ku më 14 Janar të 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 kolumbianë./a.m.