I vetmi person i akuzuar dhe i arrestuar për përfshirje në sulmet terroriste të Brukselit, është liruar për mungesë provash. Mediat belge kanë publikuar emrin e njeriut, i njohur si Faycal Cheffou.
Ky i fundit u arrestua më 24 mars në Bruksel nën akuzën e “pjesëmarrjes në aktivitetet e grupit terrorist, vrasësve terroristë” .
Ndërkohë, policia ka publikuar pamjet në përpjekjet për të identifikuar një të dyshuar të tretë, në sulmet me bomba të martës së kaluar në një aeroport në Bruksel.
Sulmet në aeroport dhe në sistemin e metrosë së qytetit vranë 35 vetë dhe plagosën më shumë se 300. Autorësia e tyre u mor nga grupi i Shtetit Islamik.