Gjykata e Tiranës liron nga qelia Adiola Lakrën, 26-vjeçaren e dyshuar si bashkëpunëtore në ekzekutimin e Hekuran Billës 11 Qershorin e vitit të kaluar në Tiranë. Sipas Prokurorisë e reja ishte përdorur si “karrem” për të nxjerrë viktimën në pritë.
Togat e zeza zëvendësuan masën “arrest në burg” ndaj saj me atë të “detyrimit për paraqitje”.
Pas ngjarjes e reja pranoi të kishte pasur një raport me viktimën, por jo që të ketë ndihmuar në vrasjen e tij.
Për të njëjtën ngjarje në qeli janë Viktor Marku dhe nipi i tij, Sebastian Mali.
/a.r