Komiteti i Teknik i Ekspertëve ka dalë në një konferencë për shtyp, ku prezantuar edhe lehtësim të masave anti-COVID gjatë muajit të Ramazanit, që fillon më 13 prill.
Komiteti ka vendosur; të zgjasë orën e lejuar nga 20:00, në 22:00 nga dita e nesërme. Zgjatet me 2 orë edhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve.
“Ashtu sikurse është vlerësuar dhe jemi njohur edhe nga prezantimet e mëparshme, në 6 javët e fundit është vërejtur një ulje e rasteve të reja. Kjo është shoqëruar edhe me një lehtësim të situatës në spitale.
Po kështu kemi pasur një rënie të qëndrueshme të numrit të fataliteteve. Ne besojmë se një rol kyç ka pasur efektiviteti i masave të ndërmarra. Të gjitha këto janë një arsye për të bërë thirrje për të vijuar në respektimin e masave, pasi varësisht të ecurisë epidemisë në vende të ndryshme rreziku i përhapjes së infeksionit është eminent.
Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së lejuar të qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes duke filluar nga dita e nesërme dt 12 Prill. Po keshtu aktivitetin e bareve dhe restoranteve. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit. Imapkti I lehtësimit të mësipërm do të monitorohen në vazhdimësi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për një periudhë dy javore“, deklaroi Manastirliu.
g.kosovari