• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lirohen dy protestues të Unazës, bllokuan rrugën dhe dogjën kazanët

by Java News
01/12/2018 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata ka liruar nga burgu njëri nga protestuesit e arrestuar dy ditë më parë, ndërsa për të të dytin ka ndryshuar masën duke e lënë në ‘arrest shtëpie’. Për Kujtim Yllin janë rrëzuar të gjitha akuzat për shkatërrim prone, pasi nuk janë gjetur prova që e implikojnë, ndërsa për Romeo Llullën nga arrest me burg është vendosur arrest shtëpie për aktet e vandalizmit.

Jashtë ambienteve të gjykatës së Tiranës ishin të pranishëm deputetë të PD dhe familjarë të dy të arrestuarve. Në përfundim të seancës, deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh se “Presionet nuk funksionojnë, banorët nuk lodhem, në fund do të triumfojnë këta banorë kundër klikës së Ramës” tha demokrati.

Banorët e Unazës së Re para tre netësh protestuan duke bllokuar rrugën me blloqet e betonit, thyen sinjalistikën, u vendosën zjarrin koshave të plehrave dhe prishën rrethimin e kantierit të firmës së ndërtimit . Të nesërmen, pas protestës u arrestuan Ylli dhe Llulla, të cilët sot dolën para gjykatës, ndërsa 20 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Ndërkohë që nga banorët e Unazës së Re janë në burg tre persona. I pari 18-vjeçari Daniel Drobaj që i hodhi kapsollën polices Ina Nuka para Kuvendit në protestën e 22 nëntorit, ndërsa në qeli janë lënë edhe Dorjan Protoduari, i cili udhëhiqte protestën para Parlamentit dhe Ilias Sketiraj, personi që tentoi të qëllojë Ramën me këpucë te Spitali Ushtarak. Për Sketirajn, gjykata ka dhënë masën 30 ditë burg.

Banorët e Unazës së Re që preken nga projekti dhe që kanë banesat pa leje vijojnë protestën prej 27 ditësh duke kërkuar dëmshpërblim të plotë, ndërsa qeveria ka përcaktuar se shpronësim do të ketë vetëm për ata që kanë shtëpitë me dokumentacion të rregullt dhe për pjesën tjetër bonus qiraje dhe strehim social.

Next Post
“Më provokonte…”, dëshmia e Ronaldos për akuzat për përdhunim

"Më provokonte...", dëshmia e Ronaldos për akuzat për përdhunim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In