• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LiriDona dhe trimat e mjerë shqiptarë

by Martin Leka
10/12/2023 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Martin Leka

Makabër. Burri porosit vrasjen e gruas. (referoju: bashkëshorti/bashkëshortja).

Inskenon grabitjen. Realizon qëllimin. Vret gruan e tij me një dorac!

Arësyeja? Nuk dihet ende. Ndoshta s’ka për tu ditur kurrë. Sepse edhe nëse arësyen e thotë ish-burri i Liridonës, gjithmonë do të ketë hije dyshimi. Sepse nuk është më Liridona.

Bombardimi mediatik i opinionit ka qenë padyshim i pa parë më parë. Trupa të tëra televizive nga Tirana, sikur të mos mjaftonin ato të Prishtinës, mësynë atje. Studiot televizive gjithashtu. Mbushën përnatë panelet me lloj-lloj analistësh e kronistësh që tregonin opsionet e tyre mbi ngjarjen. U intervistuan dhjetëra veta, që nga njerëzit e rastësishëm e të paditur, gjer tek familjarët e të akuzuarëve për krimin dhe viktimës. Dukej si një garë mes kronistëve se kush di më shumë për ngjarjen dhe kush ka më shumë burime informacioni. Ndërkohë, prokuroria dhe institucionet ligjore në Prishtimë janë me kohë të plotë në zbatim të detyrave të tyre ligjore, që për hir të së vërtetës, janë për tu admiruar për shpejtësinë e zbardhjes së krimit e më tej.

Edhe kodet më arkaike, nuk i justifikojnë krime të tilla. Analiza pse ndodhin kësi tmerresh nuk është detyrë e gazetarëve, por e profesionistëve. E psikologëve. E kriminologëve. E psikiatërve. E filozofëve mbase. E të tjerë! Furia e opinioneve çfarëdo e dosido e nga kushdo, duhet të ndalet. Neve, nuk na falet që në ditë kobi, ekranet e mediat e shkruara të kthehen në institute të dhunës verbale. Aq sa një “trim” i mjerë dha edhe një version pervers, sikur porositësi i vrasjes kishte lidhje intime me një tjetër mashkull dhe sekretin e dinte Liridona?!… Prishtina e rivarros, Tirana e rivret!

Liridona ishte një grua e bukur. Edhe një nënë e mirë. Kishte një emër simbol. Kur lindi ajo, Kosova ishte e shtypur. E ndrydhur. E pushtuar. E masakruar. E mbyllur. Pa liri. Kush ka qenë e kush e njeh Kosovën e viteve ’90 e përtej e këndej gjer kur fitoi pavarësinë, e kupton “gjenezën” e emrit të saj. Janë bashkuar dy fjalë, liri dhe duam. Liri duam. Liri dona në dialekt. Emri i saj është një thirrje. Një kushtrim. Ishte për kohën kur lindi. Mbeti për kohën kur i mori jetën burri vrastar. Veçse në dy kohët, kauzat kanë ndryshur tmerrshëm. Të parën e fitoi: lirinë nga pushtuesi serb. Të dytën e humbi: nga babai i fëmijëve të vet.

LiriDona duhet të jetë e duhet të kthehet në kushtrim, në thirrje e kauzë për të gjithë shoqërinë shqiptare. Në Kosovë e Shqipëri. Në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarë. Një thirrje për Liri të grave. Liri të vërtetë. Liri nga burrat. Nga burrat e etur për ta patur gruan pronë. Plaçkë. Trofe.

LiriDona është një thirrje për edukim e emancipim. Të burrave. Të burrave me koncepte orientale. Të burrave që rrinë pranë oxhakut me puro në gojë e i thonë gruas më sill dru se po mbaron zjarri; më blej kikirikë të shoqëroj rakinë; më jep pultin e televizorit që e ka pas shpinës; një gotë ujë, që e ka në cepin tjetër të oxhakut.

LiriDona është një kushtrim për edukim. Se si burrat të edukohen, të kulturohen, të lexojnë libra, të shkollohen.

Burra bre, mësoni të doni lirinë tuaj!

Nuk ka shërbim më të keq për Atdheun tënd se sa të bësh si Naimi, ish-burri i Liridonës. E nuk ka shërbim më të mirë që mund ti bësh armikut tënd fqinj.

Burra, lërini historitë me patriotizëm fals e me emra epikë.

Mund ta keshë emrin Trim, por je një frikacak.

Mund ta keshë emrin Granit, por je një shtuf e pluhur rruge.

Mund ta keshë emrin Dardan, por je i pa fe e i pa atdhe.

Si Naimi…

/Pena.al

Next Post
Ngjarja në Prush/ Grabitësit e armatosur nuk mundën të merrnin para, ende asnjë gjurmë të autorëve

Ngjarja në Prush/ Grabitësit e armatosur nuk mundën të merrnin para, ende asnjë gjurmë të autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

February 6, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

February 6, 2026
“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

February 6, 2026
Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

February 6, 2026
Një shembull nga Polonia se si po ndryshon bota…

Një shembull nga Polonia se si po ndryshon bota…

February 6, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

February 6, 2026
Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In