Që ditën e parë të nisjes së procesit të reformës në drejtësi, ka patur një dualitet të qartë. Nuk ishte habi e as e papritur që PD, si konsumuesja e për pasojë mëkatarja më e madhe ndaj pushtetit të dhënë në këto 25 vite pluralizëm, të ishte kundër saj. Deri në pikën sa detyroi SHBA/BE të flasin me një gjuhë jodiplomatike dhe tërësisht kërcënuese për penguesit e reformës. Madje edhe Shtëpia e Bardhë foli hapur ndaj qëndrimit antireformë të Partisë Demokratike një natë para miratimit të saj.
Por tentativat për bllokimin e reformës nuk kanë mbaruar me kaq.
Mesa duket, pasi nuk bëri gjë Nishani me emërimet në KED, PD ka gjetur një “kauzë” tjetër. Paradoksalisht, PD ka dalë si mburojë e medias me pretendimin se Rama po tenton ta kërcënojë atë. Aq e pavërtetë është kjo, sa është e pamundur të besohet se si PD, në kohën kur ka anëtarët e saj ne Komisionin e Posaçëm, arrin ta artikulojë këtë pretendim.
Sepse siç dihet, draftet vijnë të gatshme dhe të përgatitura nga ekspertët ndërkombëtarë të Euralius dhe Obdat. Pra nuk është as qeveria dhe as maxhoranca që përgatit draftet. Arsyeja përse draftet diskutohen fillimisht në Komisionin e Posaçëm të reformës e më pas në seancë plenare, është pikërisht që palët dhe deputetët shqiptarë të amendojnë dhe miratojnë draftet e përgatitura nga ekspertet amerikanë dhe europianë.
Në këto kushte, PD e sidomos Bylykbashi që është bashkëkryetar i komisionit, e di fare mirë këtë gjë, ama gjithësesi për të mos lejuar reformën të bëje përpara, arrijnë të gënjëjnë publikisht dhe bëjnë politikë me fatet e shqiptarëve e Shqipërisë.
Një tjetër arsye pse PD duhet minimalisht të heshtë për lirinë e medias është masakra që ajo ka bërë mbi të. Ndërkohë që sot, treguesit e shkallës e lirisë së medias, referuar edhe raporteve të ndryshme të organizatave të huaja të specializuara, flasin për përmirësim të ndjeshëm.
Ishtë pikërisht koha e qeverisë Berisha ku statistikat e lirisë së medias kanë tregues të frikshëm dhunimi e censurimi. Do mjaftonin në fakt 3 rastet e gjithëditura nga ne si mbyllja e Gazetës TemA (zë i fortë kundër pushtetit të Berishës), gjoba stratosferike me 6 zero ndaj Top Channel me qëllimin e vetëm qe ta mbyllte atë, apo plagosja e gazetarit të ABC në 21 janarin e zi të 2011-ës.
Pra, çka thamë më lart tregojnë qartë që mazhoranca nuk përgatit drafte, por OPDAT dhe EURALIUS e kryejnë këtë proces, dhe këtë PD e di fort mirë sepse ka anëtarët ne Komision. Pra, hapur dalin e gënjejnë.
Së dyti, PD është partia që ka masakruar median në 16 vitet e saj të pushtetit. E thënë këto, PD sot nuk po kërkon të mbrojë mediat, por po tenton të bllokojë reformën duke përdorur lirinë e medias, të cilën e ka përçutnuar gjithë jëtën e saj politike e tani po këekon ta shfrytëzojë për të ruajtur krimet ndaj saj dhe vendit./ Lexo.al